Raporti: Pse i drejtohen policisë
shqiptarët, ulen aksidentet

Raporti: Pse i drejtohen policisë<br />shqiptarët, ulen aksidentet
TIRANE- Muajin që lamë pas qytetarët shqiptarë telefonuan rreth 14 mijë herë policinë, kryesisht për shqetësime të grindjeve në lagje, grabitjeve apo shpërndarjen e drogës. Fakti i shtimit të telefonatave u mësua dje në buletinin që paraqiti Ministri i Brendshëm Simir Tahiri, ndërsa burime pranë Policisë së Shtetit thanë se shumica e telefonatave të qytetarëve ndaj policisë është kryer për shkak së zënkave mes të rinjve në lagje, grabitjeve në rrugë dhe konsumimit të drogës. Nga ana tjetër, ky muaj tregon edhe një tjetër evidencë të spikatur policore, atë të uljes drastike të numrit të aksidenteve. Mes te tjerave Tahiri tha se “Ministria e Brendshme mbetet e hapur për sugjerimet dhe propozimet e të gjithë aktorëve të interesuar në përmirësimin e këtij botimi statistikor. Ne jemi të vetëdijshëm se mbetet shumë për të bërë, por jemi po kështu të vetëdijshëm se gjithcka duhet të bëjmë, duhet ta realizojmë të gjithë bashkë për një Shqipëri më të sigurtë, në paqe e të lirë nga frika, dhuna e kriminaliteti”.

Publiku dhe aksidentet
Në fjalën e tij, Tahiri tha se “Mjafton të shohësh se Policia e Shtetit është telefonuar në numrin 129 plot 13.273 herë, për të kuptuar nivelin e besimit të publikut te vetë policia si instrument ndërmjetësimi dhe force ndaj shqetësimit të qytetarëve”. Ndërkaq, nëse vihen re statistikat e analizave të mëparshme të Policisë së Shtetit, shihet se në një vit policia është telefonuar rreth 40 mijë herë. Kjo shifër lë të kuptohet faktin se nëse mbahet ky trend, pra 13 mijë telefonata në muaj, shifra pritet të jetë përmbi 130 mijë telefonata në vit, pra thuajse 4 fish. Burimet policore thanë se telefonuesit kryesorë kanë qenë gratë apo burrat e thyer në moshë, të cilët pasi konstatojnë ndonjë grindje mes të rinjve apo sjellje kriminale si grabitje. Nga ana tjetër, ulja e numrit të aksidenteve është një tjetër fakt real që vihet re në përditshmërinë e praktikave policore.   

Shifra të kriminalitetit
Buletini i muajit tetor, që i referohet periudhës 17 shtator-17 tetor, tregon për një evidentim të 80 veprave penale çdo ditë. Të paktën 187 persona në kërkim, u arrestuan gjatë këtij muaji, ku 15 prej tyre ishin në kërkim ndërkombëtar, 8 për trafik droge dhe 99 të tjerë për prodhim të lëndëve narkotike. Nga Krimi ekonomiko-financiar u proceduan 284 persona, kryesisht gjatë aksionit “Fund Marrëzisë”, ndërsa mbesin ende të larta shifrat e krimit kundër jetës dhe shëndetit të personit, ku nga 262 raste të tilla, 4 janë vrasje. Zbulueshmëria e krimit kap nivelin 93 për qind. Ndërkaq, po këtë muaj, janë sekuestruar 3.6 kg heroinë dhe u proçeduan 2 raste të trafikut të femrave, çka sipas Tahirit, kjo kërkon rritjen e efikasitetit të  Policisë së Shtetit, referuar edhe raportit të DASH, që e cilëson Shqipërinë si vend nën vëzhgim për trafikun njerëzor. Si rritje e besimit të publikut në muajin e fundit, sipas Tahiri, është fakti se Policia e Shtetit u telefonua 13.273 herë në numrin 129. Nga ana tjetër pritet një zgjerim i aksioneve të policisë.
 
Shkrimi u publikua sot (26.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ S'ka mrekulli në 'Elbasan Arena', Egnatia eliminohet me penallti nga Borac Banja

Champions League/ S'ka mrekulli në 'Elbasan Arena', Egnatia eliminohet me penallti nga Borac Banja