Raporti/ Qytetet ku shqiptarët ankohen më shumë për diskriminimin, shkaku kryesor bindjet politike

Raporti/ Qytetet ku shqiptarët ankohen më shumë për diskriminimin, shkaku kryesor bindjet politike

Foto ilustruese

Partitë politike vijojnë të mbeten burimi kryesor i diskriminimit të shqiptarëve. Ky është konkluzioni i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, në një raport për veprimtarinë gjatë vitit 2020. Gjatë vitit të kaluar, janë trajtuar 226 ankesa për diskriminim. 127 ankesa janë për diskriminim në fushën e punësimit, 83 ankesa në fushën shërbimeve dhe 16 ankesa për diskriminim në arsim. Sa i takon fushës së punësimit, 90 ankesa drejtohen kundër partive politike, për largim nga puna për arsye politike, si dhe 37 ankesa kundër subjekteve private. Edhe në fushën e shërbimeve, 60 ankesa janë kuadër partive politike dhe 23 ankesa drejtohen kundër subjekteve private.

Ankesat për diskriminim në fushën arsimit, në të gjitha rastet, denoncojnë partitë politike. Shumica e akesave për diskriminim në fushën e punësimeve janë kundër bashkive, ndërsa dy fushatat e tjera, për shërbime dhe arsim, shumica janë kundër institucioneve të qeverisjes qendrore. Tirana, me sa duket edhe për shkak të numrit të madh të popullsisë, qëndron në krye për numrin e ankesa për diskriminim, e ndjekur nga Shkodra, Mati, Berati, Korça, Durrësi, Gjirokastra, Elbasani, Fieri, Mallakastra, Kavaja, Klosi, Bulqiza, Lezha, Delvina, Devolli, Skrapari, Saranda, Tropoja, Përmeti, Këlcyra, Puka, Vlora dhe Lushnja.

Sa i takon shkaqeve të diskriminimit të pretenduar, në krye qëndrojnë bindjet politike, gjinia, përkatësia në një grup të veçantë, gjuha, raca, gjendja ekonomike, gjendja familjare etj. Ndërkaq, gjatë vitit 2020, pas shqyrtimit të ankesave, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka konstatuar me vendime diskriminimin në 55 raste, konkretisht në 40 raste në fushën e punësimit, në 10 raste në fushën e shërbimeve si dhe në 5 raste në fushën e arsimit. Në vendimet ku është konstatuar diskriminim, pjesën më të madhe të tyre Komisioneri ka kërkuar nga subjektet përkatëse, rregullimin e situatave diskriminuese, si dhe rikthimin në punë të individit të diskriminuar.

Raporti për diskriminimin

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat