RAPORTI/ Sa na kushton vota në
buxhet? KQZ: 1.6 euro çdo votuesi

RAPORTI/ Sa na kushton vota në<br />buxhet? KQZ: 1.6 euro çdo votuesi
TIRANË - Rrallë mund ta kemi menduar se sa na kushton e drejta e votës, sa herë që çdo dy vjet i drejtohemi kutisë zgjedhore. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në raportin për veprimtarinë e vitit 2015, dorëzuar në Kuvend, konfirmon se çdo votuesi, të paktën në zgjedhjet e fundit lokale, vota i ka kushtuar 1.6 euro, ose 224 lekë të reja. KQZ, në kapitullin “Buxheti i KQZ për zgjedhjet” po ashtu saktëson se 676 milionë lekë të reja janë shpenzuar për përballimin e këtyre zgjedhjeve. Për buxhetin e vitit 2015, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve iu akordua një fond prej 600 milionë lekësh për zhvillimin e zgjedhjeve për Organet e Qeverisjes Vendore 2015.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me Vendimin nr.28, datë 20.02.2015 “Për miratimin e strukturës së shpenzimeve buxhetore për zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore të datës 21 Qershor 2015” miratoi projektbuxhetin për zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore 2015, duke parashikuar një strukturë buxhetore në shumën totale prej 738 milionë lekë, (nr. zgjedhësve 3.382.295) me kosto  për  një votues  rreth  1.6 euro”-thuhet në raport.

Në vijim, argumentohet se “KQZ-ja e motivuar për ruajtjen dhe përmirësimin e standardeve zgjedhore, eliminimin e të gjitha dobësive potenciale që mund të shkaktohen gjatë një procesi zgjedhor për shkaqe ekonomiko-financiare, kërkoi shtesë fondi në programin e zgjedhjeve, shtesë e cila u miratua me vendimin e Këshillit të Ministrave nr.447, datë 27.05.2015 “Për një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2015, miratuar për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për organizimin e zgjedhjeve vendore të vitit 2015 dhe financimin e partive pjesëmarrëse në këto zgjedhje”, në shumën 138 milion lekë”.

 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Prezantohet projekti i stadiumit të ri modern, pronarët e Romës: Ai mishëron pasion

VIDEO/ Prezantohet projekti i stadiumit të ri modern, pronarët e Romës: Ai mishëron pasion