Reporterët pa Kufij Botërore kanë publikuar Indeksin e Lirisë së Shtypit në të cilin renditen performancat e 180 vendeve.

Shqipëria është renditur tre vende më lart se nje vit me pare. Shqipëria është renditur e 82 nga 180 vende çka do të thotë se ka përmirësim të lirisë së medias dhe se tashmë gjasat janë që të ketë ndryshime edhe më të mëdha.

Kosova është renditur e 87-a duke rënë kështu me 7 pozicione nga kategoria e një viti më parë.

Renditja është bërë sipas një varg kriteresh që përfshijnë pluralizmin e medias dhe pavarësisë, respekt për sigurinë dhe lirinë e gazetarëve, dhe të mjedisit legjislativ, institucionale dhe infrastrukturore në të cilat veprojnë mediat.

Prej pesë vitesh vendin e parë për lirinë e medias e mbajnë tre vendet skandinave si: Finlanda, Norvegjia dhe Danimarka. 

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)