TIRANE- Mosderdhja e kontributeve dhe mosnjohja e viteve të sigurimit u rrezikon pensionin rreth 157 mijë personave. Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit për punën e Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe për zbatimin e skemës së re ngre shqetësimin se do ngelen pa pension pleqërie shumë persona në të ardhmen. “Ka rezultuar se si faktor kryesor influencues në thellimin e borxhit të Degës së Pensioneve vazhdon të jetë shmangija nga pagesat e kontributeve.
/Shqiptarja.com









