Raporti vjetor i kontrollit për vitin 2017, Leskaj: KLSH ka promovuar transparencën dhe llogaridhënien

Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj ka prezantuar sot në seancën e Kuvendit Raportin e KLSH për vitin 2017. Gjatë fjalimit Leskaj u shpreh se jemi në një linjë me standardet ndërkombëtare përsa i përket auditimit, si dhe është shtuar numri i auditiveve të performancës, dhe puna është e bazuar në standarde evropiane të auditit.

Gjatë fjalës së tij, Leskaj zbardhi shifrat e auditiveve të kryera gjatë vitit 2017, si edhe dëmin ekonomik të shkaktuar përgjatë periudhës së fundit, ku theksoi se janë konstatuar shkelje me  dëme në vlerë prej 825.6 mln euro. 

Ligji organik konfirmoi funksionimin e auditeve dhe puna jonë është bazuar në standardet evropiane të Auditit. Është shtuar numri i auditimeve të performancës dhe sipas Gjykatave të huaja, KLSH ka standarde evropiane. KLSH ka marrë vlerësime pozitive nga Gjykata Austriake. Ndërsa pengesat në informacion kanë qenë sporadike.

Kreu i KLSH, Bujar Leskaj

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve