Raporti vjetor/ OSBE vlerëson Presidencën shqiptare gjatë 2020-s: Arritje të rëndësishme, përballoi sfida të papritura

Raporti vjetor/ OSBE vlerëson Presidencën shqiptare gjatë 2020-s: Arritje të rëndësishme, përballoi sfida të papritura

Edi Rama në një fjalim si drejtues i OSBE

56 vendet anëtarë (përveç Shqipërisë) të organizatës më të rëndësishme të sigurisë në Evropë, OSBE, kanë vlerësuar maksimalisht kryesimin që vendi ynë i ka bërë kësaj organizatë përgjatë vitit 2020. Në raportin vjetor theksohen sfidat e kësaj presidence por edhe arritjet.

“Viti i Kryesisë Shqiptare ishte i rëndësishëm për OSBE-në në shumë aspekte. Viti 2020 shënoi 45 vjetorin e Aktit Final të Helsinkit dhe 30 vjetorin e Kartës së Parisit për një Evropë të Re, por gjithashtu u karakterizua nga një seri sfidash të reja dhe të papara. Shqipëria e nisi këtë presidence duke nënvizuar se si një shtet i vogël që ka pësuar një tranzicion të madh, ajo ka përfituar forcë dhe stabilitet të shumte nga të qenit pjesë e këtij komuniteti të bazuar në vlera dhe tashme përmes Kryesisë, ajo u përpoq t’i kthente mbrapa Organizatës ”, thuhet ndër të tjera në raport.

Në raport theksohet gjithashtu se 3 ishin prioritet kryesore të Presidencës shqiptare: Bërja e një ndryshimi në terren; Zbatimi i zotimeve së bashku; Ndërtimi i stabilitetit përmes dialogut. 

“Por këto tre prioritete kaluan në plan të dytë, për shkak të zhvillimeve që ndodhen përgjatë 2020-s, kur pandemia ishte një nga sfidat kryesore. Por kësaj ju shtuan dhe vakancat e strukturave drejtuese të OSBE, situata ne Bjellorusi dhe ajo ne Nagorni-Karabak

Këto ngjarje shtuan presione të reja në punën e përditshme të OSBE-së gjatë vitit 2020, të cilat Kryesia u përpoq t’i kapërcente. Përballë kësaj fatkeqësie, Kryesia Shqiptare në mënyrë efektive, mbajti aktivitetet operacionale të OSBE-së mes përçarjes së shkaktuar nga COVID-19 dhe emëroi strukturat e reja te Organizatës”, ” thuhet në raport.

Shqipëria organizoi Ministerialin e OSBE për vitin 2020, i cili u zhvillua më 3 dhe 4 dhjetor online për shkak të pandemisë së koronavirusit. Në fjalën e tij Rama tha se vizioni për një Evropë demokratike, të paqtë dhe të bashkuar po largohet gjithmonë e më shumë dhe se divergjencat në pikëpamje po rriten.

Shqipëria e mori zyrtarisht Presidencën e OSBE-së në fillim të janarit dhe e drejtoi vitit 2020. Një prej çështjeve që Shqipëria vuri si prioritet ishte çështja e konfliktit në Ukrainë, nga ku Kryeministri Edi Rama e nisi misionin e tij në drejtimin e Presidencës së OSBE-së.

Një tjetër çështje në të cilën Shqipëria u përshi ishte edhe kriza e madhe në Bjellorusi.  Shqipëria e mbylli kështu Presidencën e OSBE në dhjetor 2020, e para eksperiencë për vendin tonë në këto nivele.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë