Raporti-Kuvendi ul eficencën, 17 deputetë memecë, Krasniqi: Braçe e Tabaku, dy deputetët më aktivë 

Edhe pse viti parlamentar që u mbyll ishte i pari i një maxhorance të plotë e të fortë të Partisë Socialiste, Kuvendi rezulton të ketë miratuar më pak ligji sesa një vit më parë, që ishte vit elektorale. Një raport i Institutit të Studimeve Politike thotë se shtator 2017-shtator 2018 Kuvendi ka miratuar vetëm 129 akte, krahasuar me 182 të së njëjtës periudhë të një viti më parë. Dobësi jo vetëm në sasi, por edhe në cilësi, thotë Afrim Krasniqi

Sezoni parlamentar është dominuar nga konfliktualiteti politik, i cili ka ndikuar tërësisht edhe në axhendën parlamentare. Nëse u referohemi akteve ligjore të miratuara, numerikisht, por sidomos në përmbajtje, numri i miratimeve është më shumë më i vogël, krahasuar me një viti më parë, që ishte edhe vit zgjedhor dhe puna në parlament përfundoi që në fund të muajit maj. Janë ligje dytësore, ligje të rëndësishme për ndonjë fushë, po asnjëra refromë sektoriale. Nuk kemi asnjë ligj që të thuhet me krenari që këto 6 muaj bëmë këtë reformë.

Afrim Krasniqi Instituti i Studimeve Politike

Raporti vijon se më aktivët, janë paralelisht edhe më konfliktualët, ndërsa më të pasurit, janë më pasivët në Kuvend. 

Në vendin e parë Erjon Brace nga Partia Socialiste, dhe Jorida Tabaku nga Partia Demokratike për 6 muajt e fundit. Edhe në renditjen vjetore janë të njëjtit njerëz, përfshirë dhe Albana Vokshin. Sidomos në listën e fundit të deputetëve më pak aktivë janë deputetët biznesmenë, nga periferia nëse mund ta themi, që sic duket kanë ardhur në parlament për shkak të një ambicieje parlamentare, por nuk kanë asnjë lidhje me politikën. Kanë dy tre mandate mbase, po nuk kanë lënë asnjë gjurmë në jetën parlamentare dhe janë bërë aktivë vetëm në ndonjë rast kur ka pasur incidente apo akuza. 

Afrim Krasniqi, Instituti i Studimeve Politike

Po cilët janë problemet që raporti studimor ka gjetur gjatë jetës parlamentare?

Nuk mundet që deputetët të cilët kanë biznese të marrin vendime në parlament mbi bizneset e tyre apo fushat e konkurrencës. Do të duhet që deputetët të deklaronin në mënyrë publike që për ligjet në fjalë kemi konflikt interesi dhe nuk marrim pjesë në miratim. Ta ketë të qartë publiku ku është interesi personal me atë politik. Deri tani nuk e ka bërë asnjë deputet i asnjë partie. Madje nuk ka asnjë mekanizëm për ta ndalur këtë. Së dyti gjuha e përdorur në parlament. Shumë e ashpër dhe denigruese. Lajmi i keq i raportit është se numri i fjalimeve denigruese e konfliktuale bëhen nga kryetarët e partive e kryesuesit e grupeve. Pra, modeli i keq vjen nga lart dhe këta të tjerët poshtë e imitojnë liderit e tyre politikë. 

Afrim Krasniqi, Instituti i Studimeve Politike

Diferencim në përfaqësim kanë edhe qarqet e vendit.

Ishte shokues rezultati se qarku i Shkodrës është qarku me cilësinë më të ulët të përfaqësimit. Deputetët e Shkodrës janë më pak aktivë në gjithë komponentët parlamentarë. Vlora, ku kryeministri ka dhe përqëndrimin e aksionit kryesor politik del qarku më i përfaqësuar, së bashku me Fierin.

Afrim Krasniqi, Instituti i Studimeve Politike

Ndërkohë lista e deputetëve memecë, është jo e shkurtër dhe përmban deputetë të rinj e të vjetër, por që i bashkon veç heshtjes, ardhja nga bota e biznesit. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • armandi: 24/08/2018 19:38

    Heshtja flet me shume , se lehja ! Ofendimi, pergojosja, denigrimi ,shpifja, kercenimi,akuzimi ,baltosja, keto jane fjalimet programatike e problemore, te deputeteve tane ! Perse duhet te flasin ?!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?