Gazetaria nuk kishte parë ndonjëherë raportim live në mënyrë kaq gazmore.
Justin Hinton është gazetari që raportoi live gjendjen e morit në Karolinën e Veriut 'duke lundruar' mes efekteve të Facebook-ut.
Sipas Techeblog, ai nuk e dinte që transmetimi po bëhej me filtra dhe teleshikuesit po shikonin bashkë me raportimin edhe fytyrën e tij si mace apo shtanga të palestrës në duar.
Para se të bënte raportimin live, Justin kishte hapur aksidentalisht filtrat automatikë të fytyrës në Facebook.
Ndërsa ai informon njerëzit për mbylljet e shkollave dhe paralajmëron për t’u kujdesur në kushtet e motit të pafavorshëm, atij i shfaqet një helmetë hapësinore në kokë, një mace dhe një magjistar.
Kurse spikerët në studio fillojnë të qeshin duke thënë se e pëlqejnë shumë atë që po ndodhte edhe pse reporteri nuk e dinte.
Pas komenteve gazmore, Justin qeshi me gabimin në mediat e tij sociale.
“Para se të isha drejtpërdrejt në Facebook në llogarinë e 'WLOS ABC 13' për të folur për borën, unë hapa padashje filtra dhe gjithë raportimi u duk kaq qesharak", tha ai.