Derisa nuk pranon krimet e kryera në Kosovë dhe nuk normalizon marrëdhëniet me Kosovën, Serbia nuk mund të bëhet anëtare e BE-së, thotë për mediet gjermane David McAllister, raportues për Serbinë dhe kryetar i Komisionit për politikë të jashtme i Parlamentin Evropian.
“Serbia, duhet të pranojë krimet që ka kryer në konfliktin me Kosovën”. Kështu i ka deklaruar “Neue Osnabrücker Zeitung”, politikani gjerman nga radhët e CDU-së, eurodeputeti David McAllister, raportues për Serbinë dhe kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin Evropian.
“Një detyrë tjetër tejet e rëndësishme për Serbinë është normalizimi i plotë i marrëdhënieve me Kosovën”,
“Deri sa të bëhet kjo, rruga e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian është shumë e largët”, ka deklaruar David McAllister për gazetën gjermane Neue Osnabrücker Zeitung .
Për sa i përket raporteve të Serbisë me Kosovën, gazeta Suedwesstpresse, shkruan se “do të ishte një veprim shumë konstruktiv sikur Serbia ta njihte pavarësinë e Kosovës, dhjetë vite pas shpalljes shtet i pavarur.
Edhe Suedwesstpresse, në artikullin për zhvillimet në Ballkan, pas zgjedhjes së Aleksander Vuçiçit, presidenti i Serbisë, shkruan se “Serbia nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian për aq kohë sa nuk e njeh Kosovën si shtet i pavarur”.Koha net
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com