/ATSH/ - Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, eurodeputetja, Ulrike Lunaçek do të qëndrojë edhe sot në Kosovë.
Lunaçek do të zhvillojë takim me një grup të grave deputete të Kuvendit të Kosovës.

Takimi do të mbahet në Kuvendin e Kosovës, aty ku Lunaçek, pritet të jetë prezente në vazhdimin e seancës për formimin e qeverisë së re. Ajo dje ka ndjekur nga afër seancën në Kuvendin e Kosovës, megjithatë nuk i komentoi zhvillimet që ndodhën aty.

Ndërsa pasdite Raportuesja Lunaçek do të mbajë një konferencë për media. Ditë më parë Lunaçek ka porositur të gjitha gratë në Kosovë që të punojnë shumë për barazimin gjinorë. /Kosovapress/