Doris Pack thyen heshtjen zgjedhore dhe sulmon OSBE-në: Zgjedhje farsë, OSBE bashkëfajtore!

Doris Pack thyen heshtjen zgjedhore dhe sulmon OSBE-në: Zgjedhje farsë, OSBE bashkëfajtore!

Ish-eurodeputetja dhe raportuesja për Shqipërinë në PE, Doris Pack ka thyer heshtjen zgjedhore të parashikuar me ligj.

Ajo me anë të një postimi të bërë publik në rrjetet sociale madje duke etiketuar edhe ish-deputeten e PD-së Albana Vokshi shprehet se procesi i zgjedhjeve është farsë. Më pas ajo shkruan se dekreti presidencial duhet respektuar dhe nëse OSBE njeh këto zgjedhje, është bashkëfajtore.

" Në një vend demokratik, asnjëherë asnjë kryeministër nuk do të vepronte kundër dekretit të presidentit të vendit dhe duhej t’i përmbahej. Gjykata duhej që të pengonte zgjedhje që nuk janë në përputhje me dekretin e presidentit. Por qytetarët çfarë duhet të bëjnë? Ata duhet të dinë se zgjedhjet pa opozitën janë një farsë. Nëse OSBE njeh zgjedhjet, kjo e bën bashkëfajtore." shkruan Pack.

Kujtojmë se ligjeve të Shqipërisë, heshtja zgjedhore fillon një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, ditë në të cilën ndalohet për çdo subjekt politik thirrjet politike

Dita përpara datës së zgjedhjeve dhe data e zgjedhjeve, deri në orën e mbylljes së votimit, formojnë periudhën e heshtjes zgjedhore. Në periudhën e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet organeve të medias, si dhe zhvillimi i mitingjeve ose i veprimtarive të tjera zgjedhore të subjekteve zgjedhore”, thuhet në nenin 77 të Kodit Zgjedhor.

Megjithatë ky ligj i parashikuar për Shqipërinë duket se nuk e ka shqetësuar fare Doris Pack.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xxx: 30/06/2019 12:49

    Packut i ka dale boja qysh ne kohen e sales

    Përgjigju
  • Lapsi: 29/06/2019 22:28

    Foli dhe kjo dashnorja e kuqos.

    Përgjigju
  • Ceni: 29/06/2019 22:24

    Osbe eshte e korruptuar

    Përgjigju
  • ERP: 29/06/2019 21:02

    Sa here eshte ne udhekryq Shqiperia ringjallen mortjet

    Përgjigju
    • lexuesi: 29/06/2019 21:41

      Sa herë 'pëllet' kjo, ja 'mbyll' gojën Pollo! Apo ka mbetur ndonjë 'i paditur'?!

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave