Rast i rrallë në Angli! Kardiokirurgu: Kemi pacient shqiptar me zemrën e pozicionuar në krah të djathtë! Organet e barkut i ka në të majtë

Një 29-vjeçar shqiptar në Londër pas disa ekzaminimeve shëndetësore ka rezultuar me zemër të pozicionuar në krahun e djathtë. Për kardiokirurgun shqiptar Kristo Papa ky rast është thuajse unik në botë, pasi krahas zemrës dhe organet e tjera të pacientit janë të vendosura në të kundërt.

Në intervistën për gazetaren e Report Tv Enxhi Musaj, kardiokirurgu që po ndjek rastin në Londër tha se zemra e pacientit ka përmasa jo të zakonshme.

“Pacienti 29 vjeç erdhi për arsye ekonomike në Angli. Pata fatin ta vizitoj se kishte shqetësime dhe vura re që kishim të bënim me rast të rrallë, kishte zemrën të pozicionuar në anën e djathtë të kraharorit. Ne kemi një pacient që ka zemrën në krahun e djathtë dhe të gjithë organet e barkut i ka në pjesën e majtë. Zemra ka përmasat 44 milimetra", tha mjeku.

Pavarësisht se për momentin 29-vjeçari është në gjendje të mire shëndetësore, për kardiokirurgun pacienti në të ardhmen  mund te ketë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, deri edhe në transplant të zemrës. Kardiokirurgu Papa shprehet se do ta ndjekë në vazhdimësi gjendjen e pacientit dhe është propozuar që të trajtohet falas rasti në fjalë.

Në literaturë është shumë e rrallë dhe në spitalin në Angli, mund ta ndjekim si rast se në të ardhmen, pacienti mund të ketë nevojë për shërbime mjekësore. Shpesh për kardiologun është sfidë ndërsa pacienti mund të ketë nevojë për ndërhyrë kirurgjikale. Mund të jetë i domosdoshëm transplanti i zemrës. Ne propozuam që të ndiqet falas. Jemi të gatshëm që ta ndihmojmë”, tha mjeku.

I pyetur nëse organet kanë funksionim normal, mjeku u shpreh: “Duhet të bëjmë analizat për të mësuar funksionalitetin dhe të marrim vendimi se cila do të jetë terapia për pacientin.”

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 13/03/2023 01:46

    Nje komshija ime e moshuar ne Shqiperi i kishte veshkat permbys,keshtu kishte lindur,ne vend t'ia filtronin kripen, ja mbanin,dhe si rrjedhim ja kishin hequr nje veshke qe ne kohen e komunizmit dhe me kishte thene qe e kishte operuar vete ish-ministri fatkeq z.Llambi Zicishti,perpara se te behej minister.Me vone beri dhe nje nderhyrje ne kohen e demokracise te veshka qe i kishte mbetur.Akoma eshte mire me shendet.Keto quhen difekte te lindura,sa kohe nuk rrezikojne shendetin dhe jeten,jetohet me to,nuk eshte fundi i botes.

    Përgjigju
  • Or tej: 12/03/2023 22:57

    Po shqiptari se prapthi i ka te gjitha gjerat or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave