Rastësi me datat? Ditën që djali lirohet nga burgu për drogë, zhduket çifti Pasho! Taulant Pasho prej 2 muajsh në burg në Zvicër

TIRANË - Dy janë pistat kryesore në të cilat po heton policia italiane lidhur me vrasjen dhe masakrimin e trupave të çiftit Teuta dhe Shpëtim Pasho në Itali. E para lidhet me të shkuarën e djalit të tyre dhe e dyta me mosmarrëveshjet në familje, e pranuar kjo edhe nga vajza në një lidhje për Report Tv në emisionin 'Pa Gjurmë' më 2 shkurt. 

Nënkolonel Carmine Rosciano, komandant i departamentit operativ të Karabinierëve në Firence ka krijuar skemën që mund të ndihmojë në zbardhjen e plotë të motiveve të vrasjes. Çifti ka tre fëmijë dy vajza, Dorina dhe Viktoria dhe një djalë, Taulanti ky i fundit me precedent penal. Ai u arrestua në moshën 28-vjeçare dhe u burgos në burgun Sollicciano, në zonën ku dhe u gjetën 4 valixhet me trupat e masakruar të prindërve të tij. Sipas mjekëve, trupat e tyre qëndruan në valixhe ndoshta edhe me vite.

Skema e krijuar nga Nënkolonel Carmine Rosciano

Taulanti lirohet nga burgu më 2 nëntor 2015, një datë e rëndësishme për grupin e hetuesve. Pse? Sepse është e njëjta ditë që çifti Pasho zhduket. Dhe më 2 nëntor 2015, ditën e zhdukjes së tyre, ata shkuan për ta marrë atë para burgut Sollicciano, ku 28-vjeçari  sapo kishte vuajtur një dënim 4-vjeçar. Pikërisht atje janë vrarë. Rastësi?

Në qershor të vitit 2016, Taulanti arrestohet sërish për posedim të një sasie të madhe marijuanë. Për këtë ai dënohet me arrest shtëpie, por pas 15 ditësh ai arratiset dhe vijon të jetë ende në arrati.  Nisur nga kjo, një nga pista në të cilën hetohet është hakmarrja për prishje të pazareve të drogës. Por gjetja e trupave pranë burgut ku kryente dënimin djali dhe mbi të gjitha zhdukja pikërisht në 2 nëntor, ditën që ai u lirua hap pista tjetër, ajo e mosmarrëveshjeve brenda familjes. Koloneli tha se një nga vajzat raportoi se nuk kishte komunikuar me prindërit dhe nuk dinte asgjë prej tyre prej 6 ditësh. Komunikimi i fundit me ta ishte bërë në 2 nëntor neprmjete nje sms, ndërsa vajza denoncimin e bëri më 8 nëntor të vitit 2015. Mosmarrëveshjet në familje, e pranuar kjo edhe nga vajza në një lidhje për Report Tv në emisionin 'Pa Gjurmë' më 2 shkurt. 

Ne cdo rast Taulanti është pika kyçe që mund të ndihmojë në zbardhjen e kësaj vrasje, sepse ai është ndoshta personi i fundit ose një nga të fundit që ka takuar prindërit e tij. Sipas hetuesve, ai mund të jetë çelësi për të zbuluar misterin e vdekjes së prindërve të tij që mbërritën nga Shqipëria për ta takuar dhe u zhdukën në të njëjtën ditë kur djali i tyre u kthye si i lirë. 

Si ishte historia?
Sipas eskpretiza italiane mjeko ligjiore gruaja është rrahur barbarisht ku kishte shumë hematoma në fytyrë dhe shumë kocka të thyera, dëmtime që dyshohet se i kanë shkaktuar vdekjen. Ndërkohë, burri ka pasur një çarje në fyt. Mbetjet trupore të viktimave ishin mbështjellë me celofan dhe najloni, të gjitha të lidhura me shirit ngjitës dhe "të mbrojtura" nga një lloj paketimi. Një tatuazh spirancë me emrin e Vlore ndihmoi në hetimet për identifikimin e çiftit.  Së pari u gjet një valixhe me bustin dhe një këmbë të burrit, pastaj një me gjymtyrët e poshtme të gruas dhe në fund valixhja e tretë me bustin e saj. Pjesa tjetër, gjymtyrët e poshtme të burrit, ishin fshehur në valixhen e katërt, e cila u gjet ditën e djeshme. Nga krahasimi i parë që i është bërë gjurmëve të gishtërinjve të kufomës, kanë rezultuar se korrespondojnë me gjurmët e gishtërinjve të Shpëtim Pashos, ndërsa rrjedhimisht mendohet se gruaja është pikërisht bashkoshortja e tij. 

Deklarata e komisarit italian Carmine Rosciano

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:04
Djali i çiftit shqiptar të vrarë në Itali/ Autoritetet italiane zbulojnë ku ndodhet Taulant Pasho: Në burg në Zvicër prej 2 muajsh

 

Taulant Pasho, djali i çiftit shqiptar Shpëtim dhe Teuta Pasho, trupat e të cilëve u gjetën të masakruar në Itali, është në burg. Ai aktualisht po mbahet në Zvicër, në Aargau, nga 16 tetori 2020 për vjedhje.

Mediat italiane zbulojnë se Pasho në Itali duhej të vuante një dënim për vepra të lidhura me trafikun e drogës. Prokuroria në Firence ka kërkuar që urdhri përfundimtar i burgimit kundër Pasho Taulant të jetë i vlefshëm edhe në një nivel ndërkombëtar. Ai duhet të vuajë 3 vjet dhe afërsisht 11 muaj burgim.

Taulanti Pasho është pika kyçe që mund të ndihmojë në zbardhjen e kësaj vrasje, sepse ai është ndoshta personi i fundit ose një nga të fundit që ka takuar prindërit e tij. Sipas hetuesve, ai mund të jetë çelësi për të zbuluar misterin e vdekjes së prindërve të tij që mbërritën nga Shqipëria për ta takuar dhe u zhdukën në të njëjtën ditë kur djali i tyre u kthye si i lirë.

Sot Nënkolonel Carmine Rosciano, komandant i departamentit operativ të Karabinierëve në Firence ka krijuar skemën që mund të ndihmojë në zbardhjen e plotë të motiveve të vrasjes.

Shpëtim dhe Teuta Pasho u gjetën të masakruar pardje në 3 valixhe, ndërkohë që një ditë më vonë u gjet edhe e katërta me pjesët e tjera të trupave.  

Çifti ka tre fëmijë dy vajza, Dorina dhe Viktoria dhe një djalë, Taulanti ky i fundit me precedent penal. Ai u arrestua në moshën 28-vjeçare dhe u burgos në burgun Sollicciano, në zonën ku dhe u gjetën 4 valixhet me trupat e masakruar të prindërve të tij. Sipas mjekëve, trupat e tyre qëndruan në valixhe ndoshta edhe me vite.

1608221504_1608221372taulantpasho.jpg

 

 

Ora 13:48
Vrasja e çiftit Pasho në Itali, mediat italiane: Misteri i 40 mijë eurove të zhdukura

Detaje të reja janë zbuluar për sa i përket motiveve të vrasjes makabër të dyfishtë kundrejt Shpëtim dhe Teuta Pashos, të cilët janë zhdukur prej vitit 2015 dhe vetëm pas 5 vitesh ata janë evidentuar në 4 valixhe në të cilat edhe janë gjendur pjesë të trupave të tyre.

Mes shume hipotezave për motivet e vrasjes së çiftit me origjinë shqiptare, është bërë publike ditën e sotme nga mediat italiane, një prej tyre. Bëhet fjalë për zhdukjen e 40 mijë eurove të cilat u zhdukën ditën që gjurmët e çiftit Pasho u zhdukën. Shuma prej 40000 eurosh i përkiste Shpëtim Pashos, si rezultat i një gjyqi të fituar për një aksident të rend në të cilin ishte përshirë ai dhe e ka fituar dëmshpërblimin.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë