
Një rastësi e trishtë ka bashkuar në ditën e tërmetit një polic me fatin e nënës së tij, e cila ka mbetur e bllokuar në banesën e saj në Thumanë, e cila është shembur si pasojë e tërmetit. Polici është pjesë e skuadrës së shpëtimit të Forcave speciale që prej mëngjesit të dërguar në Thumanë për të shpëtuar banorët e bllokuar. Ai është përfshirë në operacion për të shpëtuar pikërisht nënën e tij fati i së cilës ende nuk bëhet e ditur, por edhe të banorëve të tjerë.
Lajmi kryesor:
Situata dramatike në Thumanë/ Ende persona nën rrënoja, nxirren nga shembja e pallatit nënë e bir të pajetë (VIDEO)











