Vota e gjyqtarit Gent Ibrahimi, për rrëzimin e kërkesës së qeverisë, në rastin Balluku, ishte ajo që bëri kthesën, dhe ndryshoi gjithçka duke i hequr nga duart “fitoren”, kryeministrit Edi Rama. Ndarja e barabartë mes anëtarëve të Kushtetueses, 4 me 4, bëri që gjykata të mos arrinte dot të dilte me një vendim për kërkesën e shfuqizimit të pezullimit të numrit dy të qeverisë. Situata mbeti e pandryshuar: konflikti qeveri-gjyqësor nuk mori zgjidhje, ndërsa Balluku mbeti e pezulluar.
Më 12 dhjetor, Gjykata Kushtetuese, vendosi heqjen e masës së vendosur nga GJKKO për pezullimin e anëtares së qeverisë, deri në shprehjen e saj me një vendim përfundimtar. Në këtë rast, vendimi u mor me votat e 5 gjyqtarëve: Sonila Bejtja, Fiona Papajorgji, Marjana Semini, Sandër Beci dhe Gent Ibrahimi. Në krahun tjetër, kundër ishin shprehur Marsida Xhaferllari, Ilir Toska dhe Asim Vokshi. Një ndarje e tillë, dukej si parathënie e asaj që do të pasonte dhe në vendimin përfundimtar.
Por në të kundërt, vota e Gent Ibrahimit, solli një ndryshim jo thjesht numerik. Në momentin e vendimit, ai ndryshon qëndrim duke votuar kundër Qeverisë dhe kështu vota nga 5-3 që ishin shkojnë 4-4. Vendosja e baraspeshës, kur Gjykata është me 8 anëtar, i dha votës së tij një fuqi vendimtare për të gjithë çështjen. Pamundësia për të dalë me një vendim me shumicë, favorizoi në fakt GJKKO-në duke konfirmuar pezullimin nga funksionet të Belinda Balluku. Pse Genti Ibrahimi ndryshoi qëndrim?
Por dhe në krahun tjetër, mes votave që ishin pro heqjes së pezullimit nga detyra të zëvendëskryeministres, habiti, ajo e gjyqtares Sonila Bejtja. E afërt me opozitën, për shkak të bashkëshortit të saj, i cili drejton Syri Tv, televizionin e familjes Berisha, ajo nuk u rreshtua krah Ibrahimit, por doli në mbrojtje të Ballukut.
Marjana Semini
Fjona Papajorgji
Sandër Beci
Asim Vokshi
Marsida Xhaferllari
Ilir Toska
Komente












SPAK mos u ndal para kërmave Je shpresa jonë e vetme
PërgjigjuHarruat ju që ky u përgjua nga SPAK-u? Eeee kujtojnë se do jenë të përjetshëm, por do vijë koha të dalë e vërteta. Juristët në Shqipëri akoma marrin para për atë që japin vendime, pyesni popullin, të gjithë që kanë zgjidhur probleme në gjykatë, kanë hedhur zarfa...prandaj rrogën s'e kanë gjë ata, po s'dhe gjë nuk fiton, thonë njerëzit e thjeshtë.
PërgjigjuBisedimet per vendimmarrjen jane sekrete. Fakti qe e ndryshoi pozicionin ne fund s,duhet te dale ne publik, se ndodh te nderrosh mendje fundja, se drejtesia nuk edhte matematike. Pastaj bravo u qofte atyre qe nuk votojne sipas linjes se partise, tregon qe jane te pavarur.
PërgjigjuNdoshta do kete gelltitur nanje luge te prishur corbe Berishiste ky ibrahimi
PërgjigjuE pra ta gëzojmë Republikën e Prokurorëve...
PërgjigjuDrejtesi ne cdo vend esht mbi kto qe te rrasin kty e familjes tende o Koço
Më dinjitozi dhe i ndershmi lshtë Ilir Toska, ndonëse i majtë. Mos shisni kot ajlr për Gent Ibrahimin
Përgjigju