Shërbimi Social Dibër ka reaguar zyrtarisht lidhur me rastin e fëmijës duke sqaruar se i janë ofruar shërbimet e nevojshme pranë Qendrës “Shpresa e Re” në Bashkinë Mat, përfshirë edhe trajtimin me medikamente.

Sipas deklaratës, në muajin prill, nëna e ka larguar fëmijën nga shërbimi me vullnetin e saj, pasi sipas saj terapia me medikamente mund t’i shkaktonte dëmtime të rënda në tru.

Shërbimi Social Shtetëror Dibër bën me dije se aktualisht po shqyrtohet rasti nga grupi rajonal i punës, me përfshirjen edhe të nënës së fëmijës. Qëllimi është vlerësimi i mundësive për ofrimin e shërbimeve të integruara, duke pasur në fokus interesin më të lartë të fëmijës. Në deklaratën zyrtare theksohet se për trajtimin e rastit janë ndjekur protokollet përkatëse të menaxhimit, në përputhje me procedurat dhe standardet e përcaktuara.

"Fëmija ka marrë shërbimet e nevojshme pranë Qendrës “Shpresa e Re” në Bashkinë Mat, përfshirë edhe terapinë me medikamente. Në muajin prill, nëna e ka larguar fëmijën nga trajtimi me vullnetin e saj, me pretendimin se terapia me medikamente mund t’i shkaktonte dëmtime të rënda në tru.
Ndërkohë, grupi i punës së Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror po shqyrton rastin dhe po përgatit një vendim për rastin në fjalë, duke përfshirë në këtë proces edhe nënën e fëmijës. Qëllimi është të vlerësohen mundësitë për ofrimin e shërbimeve të integruara, në interesin më të lartë të fëmijës."-thuhet në reagim.


Lajmi kryesor:

U diagnostikua me anomali që në barkun e nënës, operohet 2-vjeçarja në QSUT! Mjeku: Kisti ishte sa vetë fshikëza e urinës (VIDEO)