Nga Shtëpia e Bardhë te drejtuesit e lartë të FIFA-s, përfshirë ministra, avokatë dhe djalin e ish-kryebashkiakut të Nju Jorkut, Rudy Giuliani, lobuan intensivisht për rastin e paprecedentë të heqjes së kartonit të kuq për sulmuesin e SHBA-ve Folarin Balogun. Sipas investigimit të Bild në Gjermani, vetë presidenti Donald Trump, por edhe e gjithë administrata e tij ndikuan në marrjen e këtij vendimi që po shkakton polemika të mëdha.
Këtë fakt e vërtetoi më vonë vetë presidenti i SHBA-ve Donald Trump. Për mediat ai u shpreh se ka telefonuar Infantino-n, duke i kërkuar ‘rishikimin e rastit’, por shton se ‘nuk i kam kërkuar të marrë një tjetër vendim.’ Pas Trump foli edhe presidenti i FIFA-s Infantino, i cili theksoi disa herë se institucioni i futbollit botëror dhe sidomos organet e tij janë të pavarura, si përgjigjje ndaj aludimeve se Trump ka ndikuar drejtpërdrejtë te vendimi i Komisionit të Disiplinës. Më pas Infantino shtoi se ka ‘raste ku vendimet nuk i pëlqejnë asaj atij’, por me rëndësi është që të respektohen.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i fefederatës së futbollit të Belgjikës që ka apeluar vendimin për rikthimin e Balogun sonte në mbrëmje në fushë, por FIFA shpejt e ka refuzuar.
I ashpër ka qenë reagimi i UEFA-s. Këta të fundit thonë se ‘FIFA po shkatërron besimin e tifozëve te futbolli, ndërsa me këtë vendim ka kaluar vijën e kuqe’. Kundër u shpreh publikisht edhe trajneri i ri i Gjermanisë Jurgen Kloop, i cili pohon se ‘Infantino dhe Donald Trump nuk dinë asgjë për futbollin’.
Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.
Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka konfirmuar atë që vetë FIFA e ka mohuar. Në një dalje të fundit publike Trump është shprehur se ‘po e bëra. Kam folur në telefon me Infantinon dhe thjesht kërkova rishikimin e rastit. Nuk i thash duhet të marrësh këtë vendim. Nuk kishte një faull te rasti i Balogun. Ishin dy atletë që u përplasën. Edhe gjyqtari ishte pak i dyshimtë duke parë edhe historikun e së kaluarës së tij’.
Komente











Infantino,presidenti i Fifa-s,eshte nje nga me te korruptuarit ne botë.Bën çfare i do qejfi me Fifa-n.Kjo qe beri, puna e kartonit kuq,eshte skandaloze.Rrezik i ka premtuar Trumpit qe do ta nxjerre ekipin american kampion bote.
Përgjigju