TEXAS- Mbi rastin më të fundit të infektimit me virusin Ebola në SHBA, një zyrtar i lartë i shëndetësisë ka deklaruar se është bërë qartazi një gabim nga stafi mjekësor ndërkohë që po trajtonte një njeri të infektuar në Teksas, i cili dhe vdiq pak ditë më parë. Ky gabim i ka kushtuar rendë një punonjëse të shëndetësisë duke rezultuar e infektuar me kët virus tejet të rrezikshëm.
Punonjësja e infektuar aktualisht ndodhet në repartin e izolimit në një gjendje të qëndrueshme, duke pritur gjithashtu konfirmimin e diagnozës së saj. Ndërsa pak më parë, kreu i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Dr. Tom Frieden deklaroi se do të bëhet një hetim i plotë për të zbuluar mënyrën se si ka ndodhur transmetimi i virusit.
Frieden gjithashtu shtoi se 48 njerëz të tjerë, të cilët mund të kanë pasur kontakt me të infektuarit, janë duke u observuar.
Stafi shëndetësor në Spitalin Prezbiterian të Texasit raportohet se, gjatë trajtimit të të infektuarit me Ebola Thomas Eric Duncan, kanë patur veshje të plotë mbrojtëse. Këtë e konfirmojnë të gjithë zyrtarët e shëndetësisë në Dallas. Ndërsa Duncan , i cili mori virusin në Liberi, vendi i tij të lindjes, vdiq të mërkurën .
Shpërhapja alarmante e Ebolës, e përqendruar më së shumti në Liberi, Guine dhe Sierra Leone ka prekur më shumë se 8300 persona (duke përfshirë dhe rastet që deri më tani ende po dyshohet). Gjithashtu virusi ka shkaktuar dhe të paktën 4,033 vdekje.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com