“Vendimi për dënim maksimal ndaj protestuesve për rastin ‘Monstra’ është marrë me presion politik”. Kështu ka deklaruar kreu i opozitës maqedonase Zoran Zaev.  
 
“Kamë dëshmi për këtë, patjetër të kam. Pse politikanët shëtisin nëpër gjykata, çfarë kërkojnë ata atje? Për këtë shkak gjithçka po bëhet e dyshimtë gjë që është e palejueshme . Kjo duhet të ndryshohet. Pse more dënime maksimale, cili është qëllimi. Çfarë dëshironi të tregoni me atë punë, ndëshkoni në rast se ka shkelje, por jo me dënime maksimale.  Porosia është e keqe dhe nuk është në funksion të ndërtimit të bashkëjetesës në shtet”, tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Sa i përket partive politike shqiptare Zaev deklaroi se ai ka komunikim minimal me ato. BDI është mbuluar nga politikat e VMRO DPMNE ndërsa PDSH-ja e Menduh Thaçit është nën kontroll të plotë të Mijallkovit thotë Zaev.

Zaev paralajmëroi një vjeshtë  të nxehtë politike, ai tha se do të intensifikohen aktivitetet e opozitës me qëllim të rrënimit të pushteti të Gruevskit.     




Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)