Gjykata (Komiteti) i të Drejtave të Njeriut që vepron pranë selisë së OKB-së në Zvicër ka marrë në shqyrtim rastin e paprecedentë të ndodhur në Shqipëri ndaj gazetarit të kronikës, Elton Qyno të cilit SPAK i bëri kontroll fizik, banese dhe zyre duke i sekuestruar të dhënat elektronike dhe dokumente pune.
Komiteti i gjyqtarëve ndërmori një masë pezulluese ku i kërkon Prokurorisë së Posaçme (SPAK) të përmbahet dhe të ndalojë kryerjen e çdo inspektimi apo përpunimi gjyqësor të materialit që i ka sekuestruar gazetarit Elton Qyno.
Në dokumentin zyrtar të shpërndarë nga institucioni bëhet me dije se Komiteti do të vazhdojë të ndjekë rastin e gazetarit Elton Qyno duke i dhënë afate konkrete shtetit shqiptar për të dhënë prapësime ndaj këtij rasti.
Në 13 dhjetor, gazetari i Ora News, Elton Qyno u mor në pyetje për më shumë se 7 orë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme ku iu kërkua të tregonte burimin e informacionit për treguar burimin e transcriptimit të bisedave të vrasësist me pagesë Nuredin Dumani në aplikacionin ‘sky’.
Pasi u mor në pyetje, në banesën e gazetarit u kryen kontrolle të imtësishme dhe iu sekuestruan të gjitha pajisjet personale dhe ato të punës. Marrja në pyetje e Qynos u bë me kërkesë të prokurorit të SPAK, Behar Dibra me pretendimin për nxjerrje të akteve hetimore.
Më 10 janar të këtij viti, 13 organizata për mbrojtjen e gazetarëve, nëpërmjet një deklarate të përbashkët për kreun e SPAK, Altin Dumanin, i kërkuan këtij të fundit kthimin e pajisjeve të sekuestruara të gazetarit Elton Qyno, me argumentimin se masa të tilla ndikojnë në lirinë e medias.
(Kliko këtu për të parë dokumentin e plotë)
B.V/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.4%
-
Jo
30.4%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3687
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SPAK përfundon hetimet për laboratorin e kokainës në Xibrakë: Asnjë provë për përfshirjen e Olsi Ramës
10 Janar, 17:40
-
Akuzoi Majkon se ra në përgjimet e SHISH për pazare elektorale, SPAK nxjerr blof Berishën: Asnjë hetim për deputetin socialist
10 Janar, 13:26
-
I pandehur për deklarim të rremë pasurie, Dogjani kërkon pushimin e çështjes në seancë paraprake: Apartamentin e përfitova nga konsulenca, s’e pagova cash
10 Janar, 13:08
-
OKB: Rritja ekonomike globale për 2025 do të jetë 2.8%
10 Janar, 12:52
-
I fshehur në Dubai pasi akuzohet për vrasje, SPAK kërkon në GJKKO konfiskimin e pasurive të Florenc Çapjas, familjarëve dhe shokëve
10 Janar, 12:50
-
Zef Brozi: A po e mbron SPAK Sali Berishën për Aktin Terrorist Shtetëror të 21 Janarit 2011?
10 Janar, 07:43
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
‘Frontline’/ Elezi: Berisha patericë e Ramës, të dy sulmojnë SPAK! Kulluri: Prokuroria e Posaçme po kthen besimin te institucionet
9 Janar, 21:55
-
SPAK thirri vajzën e Berishës/ Juristi Kara: Karma po i kthehet mbrapsht! Argita 'non grata' e turpi i universitetit
9 Janar, 20:26
-
Ndërhynë në dosjet e ‘Toyota Yaris’, Suel Çelës dhe 6 të tjera, caktohet gjyqtarja për ish-kryeprokurorin e Vlorës Zarka dhe 3 bashkëpunëtorët
9 Janar, 19:57
-
Mero Baze: Përpjekjet e Berishës për të vënë 'në provë' Belind Këlliçin dhe të tjerët
9 Janar, 19:51
-
GJKKO dënon 2 gra për ushtrim të ndikimit të paligjshëm, por ua fal izolimin pas gjykimit të shkurtuar (EMRAT)
9 Janar, 19:42