Ratifikim të 2 konventave të Këshillit të Evropës, akses në dokumentet zyrtare dhe forcim të mbrojtjes të dhënave personale

 

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka bërë me dije sot se Shqipëria do të ratifikojë 2 konventa të reja të Këshillit të Evropës. E para ka të bëjë me aksesin e qytetarëve në dokumentet zyrtare dhe e dyta forcon mbrojtjen e të dhënave personale.

“Sot Këshilli i Ministrave kaloi dy projektligje të rëndësishme të Ministrisë së Drejtësisë, do të ratifikojmë 2 konventa të KiE, njëra për aksesin në dokumentet zyrtare dhe tjetra për mbrojtjen e të dhënave personale. Me ratifikimin e tyre bëhen pjesë e së drejtës tonë kombëtare. Ratifikimi I këtyre 2 konventa është tregues I vullnetit tonë për transparencë dhe pjesëmarrje të qytetarëve në vendimet publike. Rritet standardi i mbrojtjes së të dhënave personale. Janë 2 konventa të rëndësishme”, tha thënë Manja.


Lajmi kryesor:

Rritja e çmimeve/ Miratohet vendimi në Këshillin e Ministrave, Qeveria vendos indeksimin e pensioneve me 3.3 %! 3000 lekë më shumë për pensionistët për 3 muaj


K.T./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot

Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot