Rritja e çmimeve/ Miratohet vendimi në Këshillin e Ministrave, Qeveria vendos indeksimin e pensioneve me 3.3 %! 3000 lekë më shumë për pensionistët për 3 muaj

Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme indeksimin e pensioneve me 3.3 % nga 2.4 % që ishte parashikuar të indeksohej para krizës së rritjes së çmimeve për shkak të luftën në Ukrainë.

Ministra e Financave, Delina Ibrahimaj tha se për 3 muaj pensionistët që e kanë pensionin sa gjysma e pagës minimale ose me pak do të marrin 3000 lekë.

“3.3 % indeksim të pensioneve ose 3.3 mld lekë. Parashikimi fillestar ishte 2.4 % , megjithatë për shkak të rritjes së çmimeve indeksimi do të bëhet  i rritur me 3.3 %. 2500 lekë është shtesa e në një familje mesatare lidhur me rritjet e çmimeve të shportës, ne kemi dhënë 3000 lekë”, tha Ibarhimaj.

Qeveria do të japë 3.3 miliardë lekë për indeksimin e menjëhershëm të pensioneve ku përfitojnë 673.542 pensionistë. Gjithashtu qeveria do të japë 30 mijë lekë të vjetra, për 3 muaj rresht, për këto kategori:

-Pensionistë që marrin më pak sesa gjysma e pagës minimale

-Pensionistë të invaliditetit

-Pensionistë që jetojnë vetëm

-Persona me aftësi të kufizuar, paraplegjikë, tetraplegjikë apo të verbër

-Të gjitha familjet që janë aktualisht në skemën e ndihmës ekonomike

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:48
Ratifikim të 2 konventave të Këshillit të Evropës, akses në dokumentet zyrtare dhe forcim të mbrojtjes të dhënave personale

 

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka bërë me dije sot se Shqipëria do të ratifikojë 2 konventa të reja të Këshillit të Evropës. E para ka të bëjë me aksesin e qytetarëve në dokumentet zyrtare dhe e dyta forcon mbrojtjen e të dhënave personale.

“Sot Këshilli i Ministrave kaloi dy projektligje të rëndësishme të Ministrisë së Drejtësisë, do të ratifikojmë 2 konventa të KiE, njëra për aksesin në dokumentet zyrtare dhe tjetra për mbrojtjen e të dhënave personale. Me ratifikimin e tyre bëhen pjesë e së drejtës tonë kombëtare. Ratifikimi I këtyre 2 konventa është tregues I vullnetit tonë për transparencë dhe pjesëmarrje të qytetarëve në vendimet publike. Rritet standardi i mbrojtjes së të dhënave personale. Janë 2 konventa të rëndësishme”, tha thënë Manja.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ilia: 30/03/2022 15:59

    O hajdute je talent per kte pune.

    Përgjigju
  • Aida: 30/03/2022 13:44

    O plehra, inflacioni eshte te pakten dyfishi i 3.3%. Keni shkelur ligjin mbi indeksimin e pagave e pensioneve.

    Përgjigju
  • Lala: 30/03/2022 13:07

    Pa ce ke dhen mi se esht me ligj indeksimi i cmimeve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat