Ratifikohet marrëveshja me SHBA-në “Për qeverisjen e mirë”


- Nga komisioni i Punës dhe Çështjeve Sociale -
Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë
TIRANË, /ATSH/.- Komisioni i Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë miratoi të hënën ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr. 6, për objektiva zhvillimi, ndërmjet qeverisë shqiptare dhe asaj të SHBA-së, për forcimin e shtetit të së drejtës, qeverisjen e mirë dhe krijimin e kushteve për një rritje ekonomike me bazë të gjerë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.
Marrëveshja parashikon zbatimin e projekteve me interes të përbashkët, që synojnë përmirësimin e mjedisit për reforma politike dhe planifikuese në qeverisjen lokale, drejtësi, shëndetësi. Po ashtu, ajo nxit vëmendjen ndaj qytetarëve dhe transparencë në qeverisjen lokale; rritjen e mundësive në sektorin privat për shqiptarët dhe ata që kthehen nga vendet e eurozonës, etj. 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai