Raundi i parë i presidentit blof? Gjylameti në ‘5 pyetjet’: Opozita po krijon alibi për procesin, të lërë pas metodën e bojkoteve dhe të ulet për negociata

Deputetja e PS, Blerina Gjylamenti e ftuar në “5 pyetjet nga Babaramo” tha se opozita po krijon alibi për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri, ndërsa shtoi se mazhoranca po mundohet të bëjë një tryezë diskutimesh.

E pyetur nga gazetari Ilir Babaramo nëse mazhoranca po pret me qëllim raundin e katërt, për të vendosur vetë presidentin e ardhshëmm, ajo tha se nëse do të ishte ashtu PS nuk do të konsumonte energji duke u munduar për negociatat me opozitën.

“Ne do të vijojmë të këmbëngulim të jetë një proces gjithëpërfshirës. Opozita krijon alibi për kriteret. Po të shohim kriteret që ka venë opozita nuk kanë të bëjnë me atë çfarë duhet të ketë vërtet presidenti. Ata po krijojnë alibi për të paragjykuar procesin. PS ka treguar që edhe kur ka qenë në opozitë, edhe pse nuk na kanë ftuar dhe nuk na kanë bërë palë të proceseve, ne po e bëjmë. Po mundohemi të bëjmë një tryezë diskutimesh. Nëse do të ishim në atë fazë nuk do të kishim kërkuar emra, nuk do të kishim konsumuar energji për të negociuar. Ne duam një konsensus më të gjerë sesa vetë PS.”, tha ajo.

Sipas deputetes PD ka zgjedhur mënyrën e gazuar për të ardhur në pushtet. Ajo tha se PD duhet të lërë pas bojkotet dhe të ulet në tryezën e negociatave.

“Pse opozita nuk vjen me emra konkret? Kur ne kemi qenë në opozitë, kemi marrë pjesë në proces pavarësisht se nuk është marrë parasysh. Ndër vite kemi parë rrugë të gabuara të opozitës për të ardhur ne pushtet. E kanë provuar këtë rrugë, bojkotet, nuk të çojnë askund! Opozita sot duhet të ulet të diskutojë! Duam apo s’duam, kundërshtarin nuk e përcaktojmë ne. Opozita sot është Alibeja, është kryetari i Grupi parlamentar.”, tha ajo.

Gjylamenti tha se vendit i duhet një president krejt ndryshe nga Ilir Meta, i cili sipas saj jo vetëm që nuk qëndronte mbi palët, por ishte edhe kreu i opozitës gjatë gjithë mandatit të tij.

“Presidenti bëri të kundërtën e asaj që duhet të bënte. U bë palë, de facto ishte kreu i opozitës shqiptare. E kundërta e asaj që thotë kushtetuta. Meta ka bërë thirrje për dhunë dhe për protesta, është sjell si kreu i një force politike. Tani na duhet një figurë me integritet të lartë dhe të përfaqësojë interesat e shtetit shqiptar”, u shpreh deputetja.

Lidhur me rrëzimin e rezolutës së Srebrenicës, Gjylemti tha se kurrsesi nuk mund të propozohet nga një person si Berisha që ka “dorë” në gjenocidin.

“Një rezolutë e propozuar nga një person që ka thyer embargon, ai ka ndihmuar në gjenocidet në Kosovë. Ne e dënojmë, por jo i propozuar nga një person si ai. Berisha ka tentuar në momente të caktuara të luajë me çështje me ndjesi të madhe, për të krijuar kapital politik. Ai e ka bërë rregullisht, e bëri sërish. Është shumë e rëndë.”, tha Gjylameti.

Kujtojmë se ditën e sotme u ezaurua raundi i parë për zgjedhjen e presidentit pa asnjë emër kandidati. Ndërkohë nesër do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për të përcaktuar datën për raundin e dytë, i cili duhet të jetë brenda 7 ditësh, pra deri më 24 maj.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë