Reagime të forta ndaj Kim Kardashian pasi veshi fustanin e Marilyn Monroe, e akuzojnë se e ka dëmtuar

Reagime të forta ndaj Kim Kardashian pasi veshi fustanin e Marilyn Monroe, e akuzojnë se e ka dëmtuar

Kim Kardashian në 'Met Gala' dhe dëmtimet në fustanin e Marilyn Monroe

Kim Kardashian po përballet edhe një herë me reagime të shumta lidhur me pretendimet për dëmtimin e fustanit ikonik 'Happy Birthday Z. President' të Marilyn Monroe, ndërsa u shfaqën video dhe imazhe të reja që tregojnë grisje të fustanit pasi ajo e veshi në mbrëmjen e “Met Gala”.

Një video e shpërndarë në internet nga llogaria e Instagramit të Darrell Roonet, ripostuar nga Diet Prada, pretendon se tregonte fustanin e ekspozuar në Ripley's Believe It or Not, në Hollwood.

Fustani mbi një manekin brenda një vitrine xhami, paraqet pamje nga afër të rripit të pasmë djathtas, i cili ka një grisje të dukshme në të.

Fansat e Marilyn Monroe tani pohojnë se ky dëmtim është pësuar si pasojë e transportimit të fustanit në Nju Jork dhe më pas të veshur nga Kardashian në tapetin e kuq.

Duke folur për Vouge, Kardashian këmbënguli se ajo kurrë nuk do të rrezikonte 'ndonjë dëmtim' të fustanit, dhe për këtë arsye ndërmori hapa për të siguruar që ajo të kishte një opsion rezervë.

“Unë kam shumë respekt për veshjen dhe çfarë do të thotë për historinë amerikane. Unë kurrë nuk do të ulesha apo të haja duke e pasur veshur, apo të rrezikoja për ndonjë dëmtim të tij, dhe nuk mbajta atë lloj grimi trupi që bëj zakonisht”, tha ajo.

Fortner, ishte në mesin e një liste të gjatë të historianëve të modës dhe ekspertëve të kostumeve që kanë dënuar vendimin për të lejuar që pjesa delikate të nxirret nga ruajtja e saj e ruajtur me kujdes.

“Askush nuk duhet ta kishte riveshur këtë fustan”, tha ai për New York Post  muajin e kaluar.

“Është e vështirë sepse Kardashian është një nga njerëzit më me ndikim në botë”, shtoi ai./ Daily Mail

 

S.C/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë