Reagime të shumta kanë ardhur për konfliktin e armatosur në lagjen “Trimat” në Kumanovë ku jetojnë shqiptarë.
Ora 22:15 Nishani: Të respektohet “Ohri”, dhuna nuk i qetëson marëdhëniet ndëretnike
Kreu i shtetit shqiptar Bujar Nishani ka kërkuar nga Maqedonia që në respektim të marrëveshjes së Ohrit të ndarmarrë hapat për qetësimin e situatës si dhe vënien e përgjegjësve përpara drejtësisë.
Në reagimin për përleshjen e armatosur në Kumanovë, komunën e banuar nga shqiptarët, presidenti Nishani thekson se ushtrimi i forcën nuk ndihmonë në qetësimin e situatës e vëcanërisht në qetësimin e marrëdhënieve ndëretnike.
Në një reagim zyrtar të shpërndarë për mediat, kreu i shtetit shpreh ngushëllime shqiptarëve e maqedonasve për të dashurit e tyre që humbën jetën.
Reagimi zyrtar i Presidentit Nishani
Presidenti Nishani shpreh shqetësimin për situatën e sotme në Kumanovë të Maqedonisë, duke i bërë thirrje palëve për ruajtje të qetësisë dhe vlerësim të marrëdhënieve ndëretnike
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani po ndjek me shqetësim të madh situatën në Kumanovë dhe ndikimin e tyre në stabilitetin e vendit fqinj dhe marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni.
Kreu i Shtetit shpreh ngushëllimet për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, qofshin ata shqiptarë apo maqedonas, që kanë humbur të dashurit e tyre në këto akte dhune, duke i dënuar ato me forcë. Presidenti Nishani i bën thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe ruajtjen e qetësisë si dhe thekson se, ushtrimi i dhunës nuk ndihmon qetësimin e situatës dhe marrëdhëniet ndëretnike.
Presidenti i Republikës thekson gjithashtu se, të gjitha palët duhet të vlerësojnë me shumë kujdes marrëdhëniet ndëretnike dhe, në respekt të Marrëveshjes së Ohrit, të ndërmarrin hapat dhe veprimet e duhura për qetësimin e situatës, sqarimin e saj dhe vënien e përgjegjësve përpara drejtësisë
Ora 20:40 Vuçiç: Nëse na provokoni do të kundërpërgjigjemi, sonte do ketë tubime
Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç ka bërë thirrje të sot në mbrëmje se të gjithë janë përgjegjës për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe tha se Serbia do të japë përgjigje të shpejtë, efikase dhe vendimtare, nëse dikush përpiqet që të rrezikojë sigurinë e saj.
Vuçiç u tha gazetarëve se qeveria serbe është afër dhe po monitoron ngjarjet në veri të Maqedonisë.
"Serbia do të dijë se si për të mbrojtur territorin e tyre, për të mbrojtur paqen dhe stabilitetin. Ne jemi të detyruar të dërgojnë trupa shtesë për të ndihmuar në konsolidimin e paqes," - tha Vuçiç.
Kryeministri tha se çdo përpjekje për provokim në këtë situatë, në Serbi, do të sjellë reagim me vendosmëri.
Po ashtu kryeministri serb tha se ka informacion se ekzistojnë plane që sonte do të organizohen tubime në juglindje të Kosovës dhe Metohisë. "Unë dua tu them të gjithëve që të mos abuzojnë me dëshirën e Serbisë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin dhe mos mendojni se ata mund të rrezikojnë integritetin dhe sovranitetin tonë, sepse përgjigja e Serbisë do të jetë e shpejtë, vendimtare, e fuqishme dhe efikase, shumë më efikas se çdo tjetër," - tha Vuçiç.
Ndërkohë pas nisjes së përleshjes në Kumanovë, Serbia ka dërguar në kufi forca xhandarmërie për të garantuar rendin dhe sigurinë.
Ora 20:10 Mesila Doda: Goditje e menduar për të përdorur shqiptarët
Deputetja demokrate Mesila Doda ka reaguar në Facebook në lidhje me ngjarjet e ditës së sotme në Kumanovë. Deputetja Doda përmes një statusi në faqen e saj në Facebook shkruan se dënon atë që është duke ndodhur dhe se ajo ka një ndjesi se e gjitha kjo është një goditje e menduar e cila ka si qëllim që të përdorë shqiptarët.
“Ngjarjet në Kumanovë janë më së pari një dramë njerëzore që konsumohet para syve tanë. Jetë fëmije, jetë njeriu, që përpihet nga terri i mortit në emër të çfarë, në emër të kujt???
Lus Zotin, që kjo të mos jetë vetëm akti i parë i një drame të re në kurriz të të pafajshmeve...
Me ndjesinë që është një goditje e menduar për të përdorur shqiptarët dhe për të kryer aktin genocidial të rradhës ndaj tyre,” – shkruan Doda.
Ora 19:00 Mustafa: I brengosur për dhunën në Kumanovë. Kosova e interesuar për stabilitet
Kryeministri Isa Mustafa ka reaguar për zhvillimet në Maqedoni, duke shprehur brengosjen për dhunën që shpërtheu në Kumanovë. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Mustafa shkruan se Kosova është e interesuar për stabilitet në Maqedoni, situatë e cila mund të realizohet vetëm duke evituar dhunën.
Ky është postimi i Mustafës.
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës shpreh brengosjen e thellë për dhunën që sot shpërtheu në Kumanovë të Maqedonisë. Besoj thellë se evitimi i dhunës është në dobi të të gjitha palëve dhe të stabilitetit në Maqedoni, për çfarë Kosova është shumë e interesuar.
Ora 15:20 PD: Qeveria maqedonase të garantojë jetën e shqiptarë, dhuna jo zgjidhje për problemet
Edhe Partia Demokratike shqiptare ka reaguar për situatën në Maqedoni, duke theksuar se dhuna është rruga e gabuar për zgjidhjen e problemeve. PD i drejtohet me apel qeverisë maqedonase që të garantojë jetën e qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Kumanovë. Po ashtu, demokratët i drejtohen shqiptarëve atje me apelin për të ruajtur gjakftohtësinë për të shmangur provokimet.
Deklarata e Partisë Demokratike të Shqipërisë
Partia Demokratike po ndjek me shqetësim të thellë situatën në Maqedoni në zonën e Kumanovës. Lajmet se si pasojë e konfliktit kanë humbur jetën disa persona, midis tyre edhe fëmijë, janë thellësisht tronditëse. Fakti se konflikti po zhvillohet në një zonë të populluar mbart rrezikun e lëndimit apo dëmtimit të civilëve të tjerë. Dhuna dhe mjetet e forcës janë rruga më e gabuar për të zgjidhur problemet. Partia Demokratike u bën thirrje autoriteteve maqedonase të garantojnë jetën dhe pronën e popullatës civile. Përdorimi disproporcional i forcës është i dëmshëm. Partia Demokratike i kërkon popullatës shqiptare dhe faktorit politik shqiptar në Maqedoni, të ruajnë gjakftohtësinë dhe të shmangin provokimet. Stabiliteti dhe integrimi Euroatlantik i Maqedonisë është interes jetik i qytetarëve të saj. Respektimi i plotë i marrëveshjes së Ohrit është një rrugë e sigurtë drejt këtij qëllimi.
Ora 14:55 Zaev: Gruevsi të dalë t'i thotë në sy qytetarëve pse destabilizon vendin
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev ka reaguar lidhur me situatën e tensionuar dhe aksionin policor në Kumanovë, duke akuzuar njeheresh kryeministrin Gruevski se ka nxitur konflikte me qellim destabilizimin e Maqedonise.
Ai u bën thirrje qytetarëve të jenë të qetë dhe të ruajnë gjakftohtësinë, të mos bien pre e skenarëve të errëta për destabilizim.

“I bëj thirrjen Nikolla Gruevskit njëherë të dalë para qytetarëve të Maqedonisë dhe të sqarojë kush, pse dhe me çfarë qëllimi është duke e destabilizuar Maqedoninë. A hynë dhe pse hynë në Maqedoni grupe kriminele nga territori i një shteti fqinj? Kush i organizon dhe me çfarë qëllimi? Të njëjtën duhet ta bëjë edhe Ali Ahmeti. Viktima janë edhe maqedonasit edhe shqiptarët, edhe policia edhe civilët. Tani është më me rëndësi tu ndihmohet banorëve civil dhe të ketë siguri për të gjithë. Skenari i zi nuk do të ketë sukses. Qytetarët e dinë se kush ka interes për kështu skenarësh dhe nuk do të lejojnë të jenë të përzier në ato. Maqedonasit dhe Shqiptarët dhe tjerët janë të bashkuar si asnjëherë më parë”, -tha mes tjerash Zaev.
Ora 14 :35 SHBA dhe BE bëjnë thirrje për qetësi, presin fakte nga qeveritarët
Ambasada Amerikane në Shkup dhe Bashkimi Evropian kanë reaguar lidhur me përleshjet në Kumanovë.
“Shprehim keqardhje të thellë për humbjen e jetëve të njerëzve në aksionet në Kumanovë dhe rrethinë dhe shprehim ngushëllimet tona ndaj familjeve të policëve dhe qytetarëve që kanë humbur jetën, por edhe ndaj atyre të plagosur. Ne po ndjekim situatën dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet dhe liderët politik. I bëjmë thirrje qytetarëve që të rrinë qetë dhe të lejojnë konfirmimin e fakteve”, theksoi ambasada e SHBA-ve në Shkup.

Edhe misioni i Bashkimit Evropian reagoi zyrtarisht për konfliktin e armatosur në Kumanovë.
“Delegacioni i Bashkimit Evropian me kujdes i ndjek raportet për operacionin policor i cili është në vijim në rrethinën e Kumanovës, në të cilën ka pasur këmbim të zjarrit. Jemi në kontakt me autoritetet dhe me partitë politike. Fuqishëm apelojmë deri te të gjithë qytetarët dhe faktorët politike të mbesin të qetë dhe të presin autoritetet relevante t’i konfirmojnë faktet. Shpresojmë se do të shmanget eskalimi i tensioneve” shkruan në reagimin e Delegacionit të BE-së Shprehim keqardhje te thelle për humbjen e jetëve te njerëzve në aksionin policor në Kumanovë, dhe shprehim ngushëllimet tona familjeve të policeve dhe civilëve te vrarë dhe të plagosur. Po e përcjellim situatën dhe jemi ne kontakt te vazhdueshëm me autoritetet dhe liderët politik. Bëjmë thirrje tek qytetaret të qëndrojnë te qetë dhe të lejojnë te zbardhen faktet".
Ora 13:55 PDSH: Ruani gjakkftohtesine, mos bini pre e provokimeve
Me apel për ruajtje të gjakftohtësisë dhe mosrënie pre e provokimeve, pas situatës në Kumanovë, ka dalë edhe partia e Menduh Thaçit, e cila përmes një komunikate, kërkon nga MPB që të mos cenojnë jetën dhe pronën e qytetarëve.
“Partia Demokratike Shqiptare me vëmendje ndjek zhvillimet e reja të situatës në Kumanovë dhe apelon deri tek qytetarët që ta ruajnë qetësinë dhe në asnjë mënyrë të mos bien pre e provokimeve. Partia Demokratike Shqiptare, konform pozicionit momental politik që ka si opozitë, kërkon nga Ministria e Punëve të Brendshme si dhe institucionet e tjera qeveritare të involvuara në këtë situatë, që me veprimet e tyre në asnjë mënyrë të mos cenojnë jetën dhe pronën e qytetarëve.

Partia Demokratike Shqiptare ka potencialin dhe aftësinë politike që pakënaqësitë e akumuluara t’i artikulojë me metoda politike dhe ti mbrojë interesat e shqiptarëve të Maqedonisë si dhe apelon që shqiptarët të mos bëhen pjesë e skenarëve të individëve dhe grupeve të ndryshme me agjendë dhe qëllime të cilat nuk përkojnë me metodat me të cilat shqiptarët do të donin të zgjidheshin problemet e tyre. Apelojmë tek faktori ndërkombëtarë që urgjentisht të ndërhyje në këtë situatë me qëllim të parandalimit të përshkallëzimit të mëtutjeshëm të situatës, shkruan në komunikatën e lëshuar nga Partia Demokratike Shqiptare”, thuhet në kumtesën e PDSH-së
Ora 13 :25 Majko: Shqiptarët po paguajnë me çmim të lartë “sallatën maqedonase”
Deputeti socialist Pandeli Majko ka dënuar ashpër ngjarjet e fundit në Maqedoni. Në një postim në Facebook, Majko shkruan se kriza po merr përmasë midis një pale që nuk po qeveris dot dhe një pale që nuk e merr dot pushtetin.

Statusi i Majkos në Facebook
Me shqetësim po ndjek situatën në Maqedoni. Ne kete shtet e ke te veshtire te besh dallimin midis operacionit “policor” dhe atij ushtarak.
Shkupi eshte i denuar te prodhoje ose dialog ose te kundertin e vet si nje shembull rajonal per mire ose keq. Kjo qe po ndodh aktualisht eshte shqetesuese pasi qeverisja e rraskapitur e Shkupit po shkon ne drejtim te paditur. Ne Maqedoni kriza po merr permase midis nje pale qe nuk po qeveris dot dhe nje pale qe nuk e merr dot pushtetin. Ne mes jane shqiptaret qe po paguajne me cmim te larte ne menyra te ndryshme "sallaten maqedonase”...
Ora 13:20 Bushati: Pasoja të rënda në njerëz, jo gjuhë urrejtjeje
Në reagimin e saj zyrtar për konfliktin e armatosur në Kumanovë të Maqedonisë, lagjen e banuar nga shqiptarë, ministria jonë e punëve të Jashtme flet për pasoja të rënda në jetë njerëzisht, duke konfirmuar pasojat tragjike të përleshjes në lagjen e “Trimave”. Ministria e Jashtme bën thirrje për vetëpërmbajtje, në mënyrë që të mos përshkallëzohet më tej situata, duke theksuar se është esenciale harmonia e marrëdhënieve ndëretnike

Deklarata e Ministrisë së Punëve të Jashtme
MPJ dënon aktet e dhunës në Maqedoni dhe bën thirrje për qetësi.
Ministria e Punëve të Jashtme e RSH është duke ndjekur me vëmendje situatën e orëve të fundit në Maqedoni dhe shpreh shqetësimin e saj për situatën e krijuar, me pasoja të rënda në jetë njerezish, dëmtime të pronës dhe rendit publik.
Dënojmë aktet e dhunës dhe bëjmë thirrje për qetësi, vetëpërmbajtje dhe për mos përshkallëzik të mëtejshëm të situatës, e cila nuk i shërben stabilitetit demokratik dhe prosperitetit të Maqedonisë.
Gjuha e urrejtjes dhe veprimet ekstreme duhet t’i lenë vend angazhimit ndaj të drejtave themelore, demokracisë dhe shtetit ligjor. Harmonia e marrëdhënieve ndëretnike, sanksionuar në Marrëveshjen e Ohrit, është esenciale për stabilitetin demokratik dhe busull orientuse për rrugëtimin Euro-Atlantik të Maqedonisë.
Ora 13:15 Vetëvendosje: Gruevski po sulmon shqiptarët si Milosheviçi në Kosovë
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj incidenteve të fundit në Maqedoni, duke thënë se Qeveria e Gruevskit ka mobilizuar artilerinë e rëndë ushtarake për ta sulmuar Kumanovën.
Në një konferencë të jashtëzakonshme, Glauk Konjufca, shef i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, ka thënë se lagjet shqiptare në Kumanovë janë duke u sulmuar me autoblinda e helikopterë, ngjashëm si Slobodan Milosheviçi në Kosovë.
“Qeveria e Gruevskit ka mobilizuar artilerinë më të rëndë ushtarake për ta sulmuar Kumanovën. Janë sulmuar vetëm lagjet e shqiptarëve me autoblinda e helikopterë, tamam siç sulmohej Kosova nga Milosheviçi gjatë luftës së fundit në Kosovë”, ka thënë Konjufca.

“Arsyetimi i Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë për këtë sulm është supozimi se po i ndjekin grupet e armatosura në Kumanovë. Kjo është një alibi e papranueshme për ta maskuar një fushatë të armatosur për terrorizimin e shqiptarëve”, ka shtuar ai.
“Gruevski e ka shndërruar Maqedoninë në një shtet shtypës i cili shqiptarëve iu qaset vetëm përmes dhunës policore dhe represionit ushtarak. Qeveria Gruevski është në krizë të thellë të legjitimitetit politik.”
Konjufca kritikoi ashpër mënyrën e reagimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës duke qenë se ky reagim i shkon përshtati jashtëzakonisht shumë Gruevskit, i cili, sikurse Hashim Thaçi, po e justifikon sulmin e tij ndaj shqiptarëve me gjoja luftimin e grupeve të armatosura.
“Mënyra e reagimit të Qeverisë sonë është plotësisht e gabueshme. Nuk e shohim asnjë fjali në reagimin e MPJ-së së Kosovës që e dënon sulmin mbi popullatën shqiptare atje”, ka theksuar Konjufca.
Ora 11: 30 BDI: Vetepermbahuni, destabilizimi s'i sherben vendit
Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoni ka apeluar qytetarët e Kumanovës për vetëpërmbajtje dhe gjakftohtësi. Në një deklaratë për mediat, partia e Ali Ahmetit shprehet se destabilizimi nuk është në interes të vendit. BDI gjykon se zhvillimet e sotme në Kumanovë, por edhe ato të mëhershmet në Goshincë si dhe shpërthimi para selisë së BDI-së dhe të tjera, janë veprime që janë në kundërshtim të plotë me përcaktimet strategjike të kombit shqiptar si në Maqedoni, ashtu edhe në Kosovë, Shqipëri dhe Luginë të Preshevës.

"Jemi të bindur se vetëm një Maqedoni stabile dhe e sigurt ndihmon rajonin, dhe asnjë destabilizim i vendit tonë nuk është në interes të kombit shqiptar në rajon. Shqiptarët në Maqedoni kanë agjendë të paracaktuar dhe në bashkëveprim me SHBA-në, BE-në dhe NATO-n duan ta shohin këtë vend me barazi të plotë, me marrëdhënie të mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore, në paqe e stabilitet si dhe të anëtarësuar në Aleancën Veri-Atlantike dhe të integruar në Bashkimin Evropian. Ftojmë edhe mediat dhe opinionbërësit që të dëshmojnë përgjegjësi të lartë në këtë kohë shumë delikate si dhe të përmbahen nga nxitja e mëtutjeshme e situatës së rëndë. Në veçanti, qytetarët e Kumanovës dhe të lagjës ku u zhvillua ndërhyrja duhet të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e dezinformatave të ndryshme. Njëkohësisht, edhe Ministria e Punëve të Brendshme duhet të veprojë me përgjegjësi ndaj ndjeshmërisë së situatës së sigurisë dhe asaj politike", thekson kjo parti.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO