Shorti i Champions League në çerekfinale ka dhuruar sfida mjaft interesante dhe të forta. Çifti që spikat më shumë në këtë raund është Bayerni i Mynihut-Juventusi. Ndeshja e parë do të zhvillohet në Mynih më datë 2 Prill. PSG ka qenë shumë e pafatë, pasi goglat e kanë vendosur përballë ekipit të Barcelonës, e cila me fitoren e fundit me Milanin 4-0 është vendosur në krye të listës për të fituar trofeun. Reali i Madridit ka qenë me shumë fat në short sepse do të luajnë me ekipin e Gallatasarayt. Kalimi në gjysmëfianle është pothuajse i kualifikuar duke matur forcat. Ndërsa ndeshja e fundit do të jetë mes ekipit të Malagas dhe Borusias së Dortmundit. Një fakt interesant është pavarësisht se në çerekfinale janë tre ekipe spanjolle është shmangur dueli i drejtëpërdrejtë. Ndërsa bie në sy fakt që këtë edicion nuk ka asnjë ekip anglez. Ndeshjet e para do të luhen më datat 2 dhe 3 prill, ndërsa kthimi më 9 dhe 10 po të atij muaji.
“Ne jemi krenar që jemi këtu, në mesin e tetë skuadrave më të mira në Evropë, duke përfaqësuar Italinë. Bajerni i Mynihut është një ekip i vështirë, do të jetë e vështirë, por shpresoj se Juventusi mund të mbërrijë në këto dy takime me dëshirën për të treguar se është me të vërtetë në lartësinë e emrit” shprehet Nedved. Henjekes: “Juventusi është ekipi më i mirë i momentit në Itali. Ka futbollistë shumë cilësorë si Pirlo dhe Vidal dhe një stadium të mrekullueshëm do të jetë sfidë delikate, uroj të kemi fat”.
Real- Galllatasaray
‘Nëse mendoni se Gallatasaray është një ekip i dobët gaboheni shumë, pasi kundërshtari ka futbollistë me shumë emër dhe të fortë si Drogba’ deklaroi pas shortit Karanka. Ndërsa drejtuesit e ekipit turk gjatë hedhjes së shortit e kanë pritur rezultatin me një buzëqeshje ironike. Sfida cilësohe e lehtë për madrilenët e Hose Murinjos që tashmë duhet të mendojnë për gjysmëfinalet.
PSG-Barcelona
“Kemi përballë një ekip që ka në brendësi shumë talente dhe nuk do të jetë shumë e lehtë për të menduar gjysmëfinalen. PSG ka arfuar disa nga futbollistët më të mirë në botë të momentit. Ne do të japim maksimumin” shprehet Zubizarieta. Anceloti:‘Shorti na vendosi përballë ekipit më të mirë, jo për faktin se mundi Milanin. Ne nuk kemi frikë, pasi në ndeshjet e fundit kemi luajtur shumë mirë. Barcelona është favorite”.
Malaga-Borusia Dortmund
Drejtori sportiv i Borusias, Zorc:‘Jemi të kënaqur me goglat, kjo nuk do të thotë se nuk e vlerësojmë kundërshtarin, përkundrazi do të vlerësojmë me kujdes Malagan”. Edhe spanjollët janë shprehur të kënaqur, pavarësisht se do të kishin dashur ndoshta që përballë të kishin ekipin e Gallatasarayt.
Totenhem e Çelsi 'përkëdhelen' nga shorti
Pas shortit të Champions League është hedhur edhe shorti i Europa Leagues. Kështu Chelsea do të përballet me Rubin Kazan në sfidën e çerekfinaleve. Lazio do të kenë përballen Fenerbahcen, derisa Benfica do luajë me Neucastle United. Favoriti kryesor për të fituar trofeun, Tottenhami pasi eliminoi Interin nuk besohet të ketë vështirësi përballë zviceranëve të Basel për të kaluar në gjysmëfinale. Ndeshjet e para do të zhvillohen më 4 prill, ndërsa ajo e kthimit një javë më vonë, 11 prill. Finalja do të zhvillohet më 15 maj në Amsterdam Arena. Sfidat pritet që të jenë mjaft të forta, pavarësisht se favoritët janë anglezët.
Dylber Balla
/Shqiptarja.com