Reagimi i parë i Eugent Bushpepës:
"Mësohesh me goditje bërrylash" 

Reagimi i parë i Eugent Bushpepës:<br /> ">
Eugent Bushpepa, këngëtari fitues i Festivalit të 56 në RTSh, ka postuar në llogarinë e tij në Facebook një shkrim ku tregon rrugën e tij në art. Kënga me titullin "Mall" do të përfaqësojë këtë vit Shqipërinë në Eurovision në Portugali.

Këngëtari me anë të postimit të tij pavarësisht peripecive që tregon se ka kaluar në fund shpreh falenderimin e tij për RTSH. I hapur  për të zbuluar ndjesitë e reja të skenës së madhe europiane ,urojmë që Eugenti të dalë sa më mirë në Eurovision.

Postimi i plotë:
Mësohesh me mbyllje shtigjesh dhe goditje bërrylash. Bën paqe me to dhe i lë gjërat të rrjedhin duke ushqyer dilema mbi ekzistëncen tënde si artist. Befas një dritë në horizont e lënë ndezur nga dikush enkas për mua për zbulimin e një shtegu të ri nis dhe më ushqen një tjetër ndjenje, atë të mbivlerësimit. 

Mos vallë jam mbivlerësuar dhe prandaj u la ndezur? Mos vallë zymtësia që ushqehej nga katrahura e vështirë artistike që më rrethon do më çojë deri në verbim dhe rrugën do e humbas sërish? E kam të vështirë ta shpjegoj unin. Që ta bëj do më duhet të dal jashtë tij dhe unë akoma po i eksploroj labirintet e tij në gjetjen e një rrugëdalje. 

Si për dreq, këto labirinte koshience shpesh më popullohen nga artistë të paftuar që vazhdojnë të zhgarravisin muret e këtyre rrugëve të mia me grafite pa sens, m’i ndyjnë akustikisht me megafonë të shurdhuar që reklamojnë lajme të rreme duke ma penguar akoma më shumë gjetjen e rrugëdaljes. Mbrëmë si rrallë kohët e fundit pranova që ajo dritë e lënë ndezur për mua të më drejtojë qetësisht drejt shtegut të ri dhe tashmë jam i gatshëm dhe me vullnet që të eksploroj sërish.

Ajo dritë ndriçon aq shumë saqë arrij të shoh se rruga që vazhdon pas saj mbart plot sfida por ndihem i fortë t’u bëj ballë falë mbështetjes së fytyrave të bukura që më shoqëruan deri tek kjo dritë, në këtë fillim rrugë të rë, duke kënduar një zëri me mua tinguj dhe fjalë që dikur buruan nga shpirti im. Rruga është akoma e gjatë por do e zbuloj ndryshe me ndjesinë e re që më dhuruat. Jam mëse i lumtur. Faleminderit njerëz me shpirt të bukur! Gjithashtu, Faleminderit RTSH!

Eugent Bushpepa

Redaksia Online
(A.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Delvinë/ Zjarr i madh mes fshatrave Vllahat dhe Kostar, flakët rrezikojnë banesat

Delvinë/ Zjarr i madh mes fshatrave Vllahat dhe Kostar, flakët rrezikojnë banesat