SHKUP- Partitë maqedonase sot kanë dënuar aktin e shpalljes së Republikës së Iliridës, derisa partitë shqiptare kanë heshtur.
Partia në pushtet VMRO-DPMNE ka dënuar ashpër deklaratën për shpalljen e Republikës së Iliridrës.
"Këto ngjarje të bëra nga politikanë të margjinalizuar janë një përpjekje e varfër për të dëmtuar promovimin e respektit reciprok dhe mirëkuptimit mes qytetarëve".
VMRO-DPMNE thekson se sovraniteti nuk është një gjë që ju mund ta ndryshojë kushdo. "Këta njerëz tregojnë papjekuri dhe papërgjegjshmëri në sjellje. Këto përpjekje për të nxitur individët përmes çrregullimit të besimit reciprok duhet dënuar të gjitha palët".
VMRO-DPMNE i bëri thirrje partive politike të mos abuzojnë me këto ngjarje të politikës ditore.
Partia më e madhe opozitare në Maqedoni LSDM nëpërmjet një komunikate për mediat ka dënuar aktin e shpalljes së Republikës së Iliridës dhe e ka quajtur atë provokim. Sipas tyre askush nuk ka të drejtë të cenojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Maqedonisë dhe se pasojat e një hapi të tillë nga struktura të pandërgjegjshme rëndojnë mbi të gjithë qytetarët e Maqedonisë.
“Ngjarjet e tilla janë rezultat i politikave të qeverisjes aktuale për ndarjet dhe ngritjen e tensioneve ndëretnike, partizanin e institucioneve partiake, ngecje në proceset integruese, varfërimit të qytetarëve dhe mungesës së perspektivës”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.Komente dhe reagime kanë pasuar edhe nga parti dhe shoqata tjera maqedonase. Derisa përkrahja më e gjërë ka ardhur nga shoqata të mërgatës shqiptare.
Marrë nga "INA"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Shqiptarët e Maqedonisë shpallin 'Republikën e Iliridës”