Reagon bashkia Tirane: Ja
projektet qe kemi perfundua

Reagon bashkia Tirane: Ja<br />projektet qe kemi perfundua
 Bashkia e Tiranes ka reaguar ne lidhje me lajmin e publikuar ne te perditshmen Shqiptarja.com per mosfunksionimin normal te saj si pasoje e angazhimit ne fushaten elektorale.
 
“Keqardhje për mashtrimet dhe përdorimin politik që gazeta juaj vazhdon të bëjë ndaj Bashkisë së Tiranës! Ndryshe nga drejtuesit tuaj politikë, bashkia nuk punon për show dhe as për të dalë në televizor.
 
Ju bëjmë me dije se janë 26 projekte që kanë përfunduar gjatë muajit maj, ju bëjmë me dije se është drejt përfundimit projekti i rikonstruksionit të rrugëve të amortizuara, ju bëjmë me dije se ka përfunduar vijëzimi i rrugëve, ka përfunduar ndërtimi dhe rindërtimi i  4 kopshteve, çerdheve dhe shkollave vetëm këtë muaj.
 
Me mashtrime nuk ndihmoni askënd, vetëm tregoni sa keq kanë përfunduar shefat tuaj politikë dhe ju si media që misionin fisnik të shërbimit ndaj qytetarëve e ktheni në shërbim ndaj atyre që kanë ngritur karrierën dhe ekzistencën mbi mashtrimin dhe gënjeshtrën.
 
Kjo është hera e dytë brenda një jave që media juaj gënjen dhe mashtron”.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

EKSKLUZIVE/ 'Bëni armët gati dhe kur të them unë qëlloni në mish!' Xhaxhai i Aleks Nikës për Report TV zbulon bisedat në kasetën e dorëzuar në SPAK! Është mbretëresha e provave

EKSKLUZIVE/ 'Bëni armët gati dhe kur të them unë qëlloni në mish!' Xhaxhai i Aleks Nikës për Report TV zbulon bisedat në kasetën e dorëzuar në SPAK! Është mbretëresha e provave