Reagon Briken Çalja për shpërblimet: Hipokrizi e federatës, ministria e ka bërë detyrën

Reagon Briken Çalja për shpërblimet: Hipokrizi e federatës, ministria e ka bërë detyrën

Briken Çalja

1657543521_Brikenalja.jpgPeshëngritësi Briken Çalja ka sqaruar se shpërblimin që kishte për të marrë nga Ministria e Arsimit i kanë kaluar në llogari dhe se statusi i tij, nuk kishte asnjë lidhje me këtë çështje. Mirëpo, duke shfrytëzuar këtë moment, ai nuk ka nguruar që të hedhë akuza në drejtim të Federatës së Peshëngritjes, sipas së cilit kjo e fundit ka gënjyer dhe nuk i ka dhënë atë që meriton.

“Sqarim për opinionin publik në lidhje me situatën e krijuar: Së pari, postimi i bërë dje në profilin tim nuk ka lidhje me shpërblimet financiare të medaljeve të fundit. Për çdo postim në profilin tim mbaj përgjegjësi morale prandaj është udhës të sqaroj konkretisht disa situatat dhe mos t'i lihet vend keqinterpretimeve.

Së dyti, meqë kartat për temën e shpërblimeve u hapën mbi tryezë doja të sqaroja dhe të vija pikat mbi “i” për disa gjëra.

Në lidhje me qeverinë dhe Ministrinë konkretisht i jam vërtet mirënjohës për Ligjin e ndryshuar të Sportit dhe për procedurat korrekte në lidhje me shpërblimet e sportistëve për medaljet e fituara. Ministria e ka bërë punën e vetë për këtë temë dhe korrektësia e treguar nga ana e saj meriton veç se duartrokitje.

Në lidhje me Federatën e Peshëngritjes, doja thjesht të shprehja keqardhje për gënjeshtrat dhe hipokrizitë e vazhdueshme në lidhje me këtë temë. Nëse në llogarinë e Brikenit ka ardhur shpërblimi i plotë i medaljeve siç Federata pretendon kjo është lehtësisht e verifikueshme.

Në llogarinë e Brikenit ka kaluar vetëm urdhri i pare i Ministrisë, siç dhe unë kam rënë personalisht dakord për ndarjen e shpërblimit në pjesë. Çdo transaksion bankar është lehtësisht i verifikueshëm në sistemet bankare dhe në Thesarin e shtetit, kështu që t'i lëmë mënjane hipokrizitë dhe gënjeshtrat por t'i japim drejtim punës siç duhet.

Mbaj përgjegjësi morale e ndoshta edhe me tepër për fjalitë e fundit në lidhje me Federatën e Peshëngritjes dhe procedurat e shpërblimit financiar! Doja thjesht t'ju falenderoja për përkrahjen dhe shihemi se shpejti në garat e ardhshme. Brikeni”!

 


Lajmi kryesor:

S'është paguar për medaljet në botëror? Reagon Briken Çalja për shpërblimet: Hipokrizi e federatës, ministria e ka bërë detyrën


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen