BRATISLAVE - Ka reaguar ambasadori ynë në Sllovaki Agim Isaku, në lidhje me akuzën e ILDKPKI për fshehje të pasurisë, duke deklaruar se ndihet i befasuar pasi sipas tij ai i ka përmbushur të gjitha detyrimet ligjore. Përmes një letre për shtyp ambasadori Isaku është shprehur se do të përdorë rrugën ligjore për të zgjidhur përfundimisht këtë çështje.
"Dje u njoha përmes mediave me njoftimin e ILDKPKI në lidhje me deklarimin e pasurisë nga ana ime. Mënyra e hartimit të këtij njoftimi i dha hov kuptueshëm fantazive dhe spekulimeve të rastit. Si funksionar shtetëror jam në komunikim me Ministrinë dhe institucionet ndërsa si qytetar ndjej për detyrë t’i bëj me dije opinionit publik se jam i befasuar nga lajmi në fjalë për të cilin nuk kam asnjë dijeni paraprake me gojë ose me shkrim. Duke konfirmuar se i kam përmbushur detyrimet e mia ligjore për deklarimet e pasurisë, në një moment të dytë do të jap sqarimet e tjera. Ndërkaq do të ndjek rrugën ligjore për vënien në vend të dinjitetit tim si dhe të qartësimit deri në fund të kësaj situate." shkruan në letrën e tij Agim Isaku.
Agim Isaku me funksion ambasador i Shqipërisë në Sllovaki, akuzohet nga ILDKPKI për “Fshehje ose deklarim të rremë të pasurive”.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com