Reagon Laert Vasili: Zilia, kur ma
përkthejnë suksesin me shpifje

Reagon Laert Vasili: Zilia, kur ma<br />përkthejnë suksesin me shpifje
Pas një suksesi të padiskutueshëm në skenë me shfaqjet dhe në filmin “Mëngë këmishe”, Laert Vasili aktori shqiptar i cili ka shkëlqyer në teatrot grek është venë në qendër të vëmendjes nga mediat.

Këtë herë jo për shfaqjet dhe rolet e tij, por për një sherr verbal me aktorin Gert Ferra, ku sipas tij nuk është i vërtetë, por një shpifje e ulët. I kontaktuar nga gazeta “Shqiptarja.Com”, Laerti shprehet i indinjuar për këtë lajm të rremë dhe aspak të vërtetë, madje e konsideron si një shkrim dashakeqas kundrejt emrit të tij.

“Nuk është aspak i vërtetë, mes nesh nuk ka ndodhur asnjë sherr, madje me Gertin ndajmë skenën në shfaqje të ndryshme dhe ska si të ndodhw një gjë e tillë. Kjo është një dashakeqësi për shkak të karrierës sime të konsoliduar në skenë dhe film. Duhet të ishte miratuar ligji për shpifje!”, tregon Vasili.

Pak më herët ai ka zgjedhur të reagojë edhe në profilin e tij në “Facebook”, ku këtë lajm e ka krahasuar me ngjarjen në Paris. “Lajme tronditëse sot: 150 të vrarë dhe 200 të plagosur nga terroristët në teatrin Bataclan në Paris.

Ashtu si çeçenët kur ekzekutuan pengjet në Teatrin e Moskës në Tetor 2002. Sot gazetarucja shqiptare G.K e cila kërkon 15 minutat e saj të famës, sulmon duke shpifur për dy aktorë të Teatrit Shqiptar. A ka ligj për terroristët mediatikë?”, shkruan Laert Vasili në profilin e tij.
laert vasili
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin