Reagon mikja e Santos: Berisha s'e
njihte, kush vret natën, të qan ditën

TIRANE - Një nga mikeshat e vjetra të biznesmenit Artan Santo të vrarë ditën e sotme në zonën e ish-bllokut, Elizana Xhameta ka reaguar në lidhje me vdekjen e mikut të saj, madje edhe duke përgënjështruar deklaratën e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili më herët u shpreh se e njihte Santon që të vogël.
 
Duke qenë edhe një mike e fëmijërisë së të ndjerit, Xhameta, në një postim në rrjetet sociale, shprehet se Berisha gënjen pasi sipas saj ai nuk e njihte fare Santon, edhe duke e  akzuaur madje për vrasjen e tij.
 
“Por helbete kur dikush të vret natën, të qan ditën!” shprehet Xhameta
 
Sipas saj, Berisha nuk e njihte fare Santon, pasi kur ai erdhi në Tiranë nuk e lidhte fare me biznesmenin e ekzekutuar. Më herët ish0kryeministri Sali Berisha, teksa shprehu ngushëllimet për humbjen e Santos, tha se e njihte që të vogël biznesmenin.
 
Më poshtë postimi i plotë i Elizana Xhametës:
 
“Gjysh Saliu gënjen kur thotë që e ka njohur #‎TanSanto  që në fëmijëri 4-5 vjeç, gënjen kur thotë që i njihte prindërit e të ndjerit, paturpërisht gënjen. Diferenca e moshës së tyre është vetëm 11 vjet. Kur Saliu erdhi në Tiranë ishte një student i rëndomtë me çorape të bardha dhe nuk e lidhte asgjë dhe askush me Tanin dhe familjen e tij. Por helbete kur dikush të vret natën, të qan ditën!
Familja e të ndjerit ishte një nga familjet më me prestigj në lagjen ku unë u rrita dhe u linda. Prindërit e mi dhe të Tanit ishin shumë miq, njerëz intelektual, fisnik dhe "loë profile". I jati i Tanit, Vasil Santo, ishte nëndrejtor në Kombinatin e Tekstileve, ndërsa e ëma Kleri Santo, ishte mësuese në shkollën 8-vjeçare "8 Nëntori", ishte dhe mësuesja ime... 
Me Tanin u rritëm bashkë, në të njëjtin ambient. Kur isha e vogël e admiroja, që ishte protagonisti i filmit "Guximtarët" dhe shpesh e ngacmoja për rolin e tij në film. Kur u rrit Tani studioi në Fakultetin Ekonomik, dhe lidhjet tona ishin paksa më të rralla se periudha e fëmijërisë, sepse Tani lexonte e studionte shumë dhe koha e tij ishte më e pakët për xhiro. I ishte përkushtuar 100% studimeve të tij. Donte të ishte i pari, donte të bënte krenar prindërit e tij, donte të ecte me këmbë në tokë. 
Dhe ja doli!!! 
Por nuk ja doli sot. Nuk ja doli përballë krimit. Nuk ja doli përballë vrasësve të tij. Nuk ja doli përballë krimit të organizuar. 
U prehsh në paqe miku im i fëmijërisë Artan Santo!”
shkruan Xhameta.

elizana status

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati