Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi reagoi për herë të parë pas deklaratave të forta të Presidentit Ilir Meta dje, bashkëshortit të saj, se është i gatshëm të djegë mandatin e tij si kryetar shteti e madje të shkojë drejt një sakrifice edhe me jetë njëjtë si Presidenti Salvador Allende që shkoi deri në vetëvrasje për të mos lëshuar pushtetin në Kili.
Nga protesta e opozitës sot tek Kuvendi kundër qeverisë, Kryemadhi u shpreh e distancuar nga qëndrimet që mban Presidenti, ku duhet theksuar se mes tyre ka një të përbashkët të madhe: parlamenti sipas tyre është ilegjitim.
"Si bashkëshortja e tij nuk merrem fare me punën politike, si Kryetare e LSI-së, Lëvizja Socialiste për Integrim ka pozicionin e saj shumë të qartë, në marrëdhënie me Parlamentin, në marrëdhënie me qeverinë ,në marrëdhënie me Reformën në drejtësi, e cila ka dështuar, sepse sot shqiptarët janë në rrugë për shkak të mungesës së Gjykatës Kushtetuese sepse ligji për dividentin që Presidenti e ktheu, këta përsëri manipuluan në mënyrën më kriminale dhe korruptive në Komisionin e Ekonomisë dhe e rikthyen ligjin edhe një herë në fuqi, sepse krijonte varfërinë e shqiptarëve. Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë që iu vodhën buxhetit të shtetit me qindra milionë euro, kur ndërkohë fukarenjtë kishin paguar edhe taksat e tjera, e me radhë dhe çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që ky Parlament nuk ka më mundësinë për çdo padrejtësi që i bëhet opozitës, apo kujtdo deputeti tjetër, nuk i është dhënë më mundësia për të vazhduar për të shkuar në Gjykatë Kushtetuese, kështu që automatikisht këtu ka rënë shteti, se çdo bëjë presidenti është zgjedhja e tij dhe pozicionimi dhe qëndrimi i LSI-së nuk ka të bëjë as me qëndrimet e Presidentit, ne këtu jemi në qëndrim të unifikuar të opozitës, ku të gjitha partitë opozitare janë dakord, këtu nuk është më vetëm opozita këtu janë edhe gjithë shqiptaret, presidenti le të bëjë punën e tij, ajo është puna e tij zyrtare, legjitime jo legjitime nuk kam asnjë arsye për ta komentuar, unë jam këtu për të komentuar pozicionin e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe më shumë se qytetare sesa si kryetare"
Por cfarë tha Presidenti Ilir Meta dje? (Lexoni të plotë deklaratën)
Aman vrite veten mer dhe disa me vete se shpeton ky vend 1 her e pergjithmone
PërgjigjuO monika kryev9gla mos u mërzit as ti as buri jot hajdut me bllok në dor. Spaku po vjen e është i Amerikës jo i Edi Ramës aty do ta shofi buri jot sa i vlrn lëkura e qelbur. Salvatore Alente ishte kundra Amerikēs e shkoi për dhjam qeni. E kshtu që dhe buri jot për dhjam qeni do shkoj o buçja monika. Nuk keni më shanc me Shqiptarët mjaft i keni telendisur e vjedhur e demigruar ktë popull. Po vjen dita e madhe për llogari o ordinerja fshatare monika kok lopa.
Përgjigju