Për presidencën, vendimi i Kolegjit Zgjedhor që rrëzoi dekretin e anulimit të 30 qershorit, nuk ishte surprizë. Përmes zëdhënësit, Tedi Blushi, presidenca ka reaguar me një postim në rrjetin social Facebook ku shkruan:

 "Asnjë surprizë nga skeçi i radhës i orkestruar prej kohësh"

Tedi Blushi

Ndërkohë nga presidenca është paralajmëruar një konferencë e kreut të shtetit Ilir Meta në orën 08:00 të mëngjesit.

A do të caktojë kreu i shtetit një datë të re për mbajtjen e zgjedhjeve? Ajo që dihet është se Presidenti e ka kundërshtuar vendimin e Kolegjit Zgjedhor, siç u kuptua nga zëdhënësi i tij, Tedi Blushi. Pritshmëritë janë që Presidenti të dekretojë një datë të re për mbajtjen e zgjedhjeve, e cila nuk kërkon dakordësi mes palëve edhe nese Presidenti e ka anuluar daten e 30 qershorit,duke premtuar nje date te re vetem pas nje dakordesie mes paleve.Sipas planit te Metes nje dekret i ri,me nje date te re mund te konsiderohet nje ngerç tjeter per te bllokuar zgjedhjet e 30 qershorit. Më i vështirë duket skenari tjetër, pra qe neser Presidenti mund te lajmeroje shkrirjen e Kuvendit me argumentin qe nuk e ploteson numrin kushtetues te 140 deputete.Edhe ne kete rast, vendimi i Presidentit perplaset me kombetencat e tij Kushtetuese qe nuk parashikon nje tager te tille.Megjithate, ne mungese te nje gjykate Kushtetuese, Iliri Meta mund te perfitoje per te vendosur dekretet qe eshte me pas e veshtire per te rrezuar. Ne cdo rast shumica socialiste ka paralajmeruar qe nuk do te njohe asnje dekret presidencial qe tejkalon kompetencat e parashikuara nga Kushtetuta.

Gjithçka i mbetet mëngjesit të së martës për të mësuar se cili do të jetë veprimi i radhës i kreut të shtetit, që me zhdekretimin e 30 qershorit ngjalli një luftë institucionale me opozitën që nxori kryebashkiakët të sulmojnë KZAZ-të duke zbatuar dekretin e botuar në Fletore Zyrtare dhe KQZ-në që vijon me procesin zgjedhor duke e konsideruar nul dekretin e dytë të Metës. Nga ana tjetër, mazhoranca ka nisur procedurat për shkarkimin e kreut të shtetit.

Kolegji Zgjedhor vendosi sot të rrëzojë kërkesën e Idajet Beqirit, kryetarit të Partisë Uniteti Kombëtar për tu çregjistruar nga zgjedhjet dhe që emri i partisë PUK të hiqej nga fletët e votimit. Me këtë vendim u dha gjykimi i parë për zhdekretimin e 30 qershorit duke u shpallur i paligjshëm.