Reagon Shkëlzen Berisha/ Vendimi i Gjykatës së Floridas nuk lidhet me Gërdecin, dhe është apeluar

Reagon Shkëlzen Berisha/ Vendimi i Gjykatës së Floridas nuk lidhet me Gërdecin, dhe është apeluar

Shkëlzen Berisha

Shkëlzen Berisha ka regauar pas vendimit të gjykatës amerikane lidhur me çështjen 'Gërdeci'. Ai thotë se ky vendim nuk ka lidhje me krimin e Gërdecit, por me shpifjet që janë bërë ndaj tij.

Deklarata e plotë e Shkëlzen Berishës:

Sic mund te jeni ne dijeni, ne vitin 2017 une ngrita padi ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes kunder Efraim Diverolit dhe dy punonjesve te tjere te AEY, Alexander Podrizki dhe David Packouz, per deme te shkaktuara nga deklaratat e genjeshterta ne lidhje me mua, ne menyre qe te mbeshtetnin skemen e tyre kriminale per te mashtruar qeverine e Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Si pjese e kesaj ceshtje gjyqesore, une gjithashtu padita Guy Laëson dhe botuesit e librit te Laëson “Qente e Luftes” (apo “Armet dhe Cunat”) per publikimin e papergjegjshem te genjeshtrave te z. Diveroli dhe bashkpunetoreve te tij. Me botimin e ketij libri, z. Laëson nuk arriti te permbushe as standartet me minimale te gazetarise. Ai qellimisht shmangu intervista me mua dhe njerez te tjere qe kundershtonin genjeshtrat e Diverolit. Ai vendosi te bazohej ne deklaratat e pabazuara te nje grupi mashtruesish kronike dhe krimineleve te denuar, të cilet Laëson I pagoi per variantet e tyre te ngjarjes.

Per te gjithe ata qe kane rene pre e makinerise se shpifjes politike, me duhet te qartesoj se, as padite e per rrjedhoje as vendimi i gjykates nuk kane asnje lidhje me tragjedine e Gerdecit. Por vetem me shpifjet qe personat e lartpermendur kane tjerrur nder vite ne media te ndryshme ndaj personit tim per gjoja lidhje dhe ndikim ne aktivtetin e AEY.

Gjithsesi, gjate procesit gjyqesor, z. Diveroli deklaroi para gjykatës, nen betim se historia e perfshirjes time me AEY ishte nje trillim nga fillimi deri ne fund. Ne menyre me specifike, z. Diveroli pranoi qe:

1.Une nuk jam perfshire me AEY ne asnje lloj aspekti apo menyre;

2.Une nuk kam qene kurre ne nje takim me Diverolin ose me ndonje perfaqesues tjeter te AEY; dhe

3.Diveroli e trilloi kete histori per ti bere presion Kosta Trebickes qe te mos fliste per skemen mashtruese te AEY.

Por te vertetat qe dolen nga kjo ceshtje nuk mbarojne ketu. Dokumente te marra nga arkivat e z. Laëson deshmojne se qe ne vitin 2012, shume kohe para se ai te mbaronte hulumtimin e tij gazetaresk (nese mund te quhet I tillë), z. Laëson kishte vendosur sic shprehej dhe vete te “rrezonte Kryeministrin e Shqiperise”.

Nje pjese teper e rendesishme e ketij plani ishte publikimi I ketyre genjeshtrave per te me demtuar mua. Me kete qellim, ai trilloi citime, burime dhe histori te ndryshme ne lidhje me mua.

Evidentimi I ketyre te vertetave te pamohueshme (ne mes shume te tjerave) nepermjet zbulimit te provave dhe fakteve ne kete process gjyqesor ka qene nje fitore shume e madhe morale per mua, vecanerisht pas gjithe ketyre viteve te mbushura me shpifje dhe genjeshtra ne lidhje me mua dhe AEY.

Gjykata e shkalles se pare vendosi qe z. Laëson dhe botuesit e tij nuk duhet te mbajne pergjegjesi per publikimin e genjeshtrave ndaj meqe une jam djali i nje politikani te njohur, dhe për pasojë person publik.

Me duhet te theksoj fort se ndryshe nga cfare eshte shkruar deri tani nga disa media (me qellim shpifjen), gjykata nuk beri asnje lloj percaktimi nese deklaratat e z. Laëson ishin te verteta apo jo. Gjykata thjesht vendosi qe bazuar ne interpretimin e saj te ligjit amerikan per mediat, z. Laëson nuk veproi me nivelin me te larte te keqdashjes kur publikoi ne menyre te papergjegjshme deklarata te genjeshterta ne lidhje me mua.

Sidoqofte avokatet e mi ne vleresimin e tyre profesional mendojne qe vendimi I gjykates per te mos lejuar qe z Laëson te gjykohet nga nje juri eshte thellesisht i gabuar.

Fatmiresisht, vendimi i kesaj gjykate nuk eshte nje vendim final. Ne momentin e leshimit te kesaj deklarate ky vendim eshte apeluar ne Gjykaten e Apelit per Qarkun e 11 dhe beteja ligjore vazhdon.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • AntiXeni: 19/03/2019 08:51

    Prapa hekurave te pafsha, ashtu si ne foto Xeni

    Përgjigju
  • Donela: 18/03/2019 14:12

    Familje peshkaqenesh,familje kryehajdute,familje kriminelesh...

    Përgjigju
  • vlora: 18/03/2019 13:34

    Sa ngjan me Serbet ky mo boobobo

    Përgjigju
  • Hinglateri: 18/03/2019 12:54

    Tu mblodh laku

    Përgjigju
  • Besford këlluf gjoleka: 18/03/2019 12:39

    O sy peshkaqen me kë e ngatfon ti GJYKATËN AMERIKANE me gjykatën e plepave të Dursit me 7 klas shkoll si tom dreçi me shok ? ? ? Prit o beg se ka henek. Mos u mba se kush je e çar ke. Po të vjen radha ty e kryekriminelit tat salheut. ZOTI VONON POR KURR NUK HARON.

    Përgjigju
  • Rrota: 18/03/2019 11:22

    Hahaha zeni ty te lejoen te gjitha ktu te vindi babit..... atje pak ndryshe dhe trampi ste ndimon dote me gjykatat....mos u lodh tu mbushesh mendjen njerzve....hahaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen