“Kam bërë një tjetër deklarim në KQZ”. Ky është argumenti që dha për “Shqiptarja.com” kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi për faktin se pse nuk ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit, një vendimi gjykate të vitit 2004 ku ai ishte i dënuar me gjobë për falsifikim dokumentesh.

Ky vendim, dhe pse nuk përfshihej në ato vepra që mund t’i kushtonin mandatin, në formularin e publikuar nga KQZ për këtë kryebashkiak, rezulton të mos e ketë deklaruar, dhe kjo sipas ligjit për dekriminalizimit, përbën vepër penale.
 
Ky është një budallallëk. PD nuk ka me çfarë të merret e merret me mua. Nuk është bërë gjyq fare. Nuk është e vërtetë që nuk e kam deklaruar. Ikni shikoni në KQZ. Kam bërë një deklarim tjetër dhe e kam deklaruar. Pastaj, pse merreni me këtë muhabet. Gjoba ime nuk është subjekt i ligjit të dekriminalizimit”- tha Peçi për Shqiptarja.com

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com