Real Madridi duhet të paguajë 10 milionë euro nëse dëshiron të transferojë mbrojtësin polak të Borussia Dortmundit, Lukasz Piszczek, shkruan "LaSexta". Piszczek 26-vjeçar, është duke u kërkuar nga skuadra kampione e Spanjës, pasi trajneri Jose Mourinho, po kërkon të përforcojë repartin mbrojtës.
"Lukasz është i lumtur dhe Dortmundi është skuadër e suksesshme. Por, Madridi është skuadër shumë e madhe. Nuk do të bëjmë asnjë koment lidhur me këtë, por cilado skuadër që e dëshiron, duhet të paguajë së paku 10 milionë euro", ka thënë agjenti i Piszczekut, Bartlomiej Bolek.
Një sinjal i qartë për Borussia Dortmund, se nëse mbrojtësi kërkohet nga Reali i ourinho, ai nuk do të ngurrojë aspak për të kaluar në La Liga, edhe pse do ta ketë të vështirë të jetë titullar.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com