Real Madrid fiton Kupën e Mbretit
Barça në ferr pas magjisë së Bale

Real Madrid fiton Kupën e Mbretit<br />Barça në ferr pas magjisë së Bale
SPANJE - Gareth Bale i dhuron Realit të Madridid, Kupën e Mbretit. Në finale e zhvilluar mbrëmë në “Mestalla” skuadra e drejtuar nga Ancelotti ka fituar 2-1 ndaj Barcelonës dhe i jep fund ciklit të blaugranëve.

Ronaldo e shikon ndeshjen nga tribuna ndërsa Los Blancos nuk vonohen dhe shënojnë shumë shpejt me argjentinasin Di Maria që mposht Pinton në minutën e 11-të pas një kundërsulmi vrasës. Më pas Barça provon të imponojë lojën e saj dhe të barazojë por Messi nuk duket në fushë.Ai që sjell barazpeshën është Bartra që me një goditje me kokë mposht Casillas dhe vendos shifrat 1-1.

Më pas 5 minuta nga fundi uellsiani Gareth Bale mbyll ndeshjen falë një super aksioni personal.Bale niset që nga mesfusha kalon mbrojtësin Bartra dhe me një sprint që 60 metra larg portës arrin të mposht Pinton.2-1 për Realin që fiton trofeun e parë këtë sezon duke shpresuar që të mos jetë i fundit port ë triumfojnë edhe në Champions League dhe La Liga.

Reali e ka festuar më pas trofeun edhe me tifozët në sheshin Cibeles.Trajneri i Barcelonës Martino ka deklaruar pas takimit se është një humbje shumë e rëndë e treta radhazi për skuadrën e tij ndërsa Ançelotti ia dedikon klubit dhe sqaron se tashmë po punohet për dy trofetë e tjerë për të cilët madrilenët janë në lojë.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Profesionet e lira, vërshojnë ankesat në tatime për rishikimin e këstit të tatimit

Profesionet e lira, vërshojnë ankesat në tatime për rishikimin e këstit të tatimit