Real Madrid ka lënë pas ecurinë negative prej tre ndeshjesh të cilat i kushtuan largimin nga Kupa e Mbretit, por edhe nga Superkupa, pasi ka fituar 1-4 kundër Alaves në sfidën e vlefshme për javën e 19 të La Liga-s.
‘galaktikët’ do të vulosnin tre pikët pothuajse që në pjesën e parë, pasi realizuan fillimisht me Casemiro-n, më pas me Benzema-n dhe më tej me Hazard. Gjithsesi vendasit tentuan të futeshin në lojë me një gol në minutën e 59, por pak çaste më pas Benzema bëri ‘bomberin’, duke vrarë çdo shpresë të Alaves.
Me këtë fitore Real Madrid ngjitet në vendin e dytë me 4 pikë më pas se rivalët e qytetit, Atletico, por këta të fundit kanë 2 ndeshje më pak, ç’ka mund ta çojë diferencën në 10 pikë.
Ndërkohë në Seria A Milani e ka mbyllur me një humbje turpëruese fazën e parë të sezonit, pasi Atalanta e Gjimshitit i mposhti 0-3. Në San Siro ‘djalli’ ishte i pafuqishëm ndaj bergameskëve, të cilët realizuan tre herë falë Romero-s, Iliçiç dhe Zapata-s.
Gjithsesi Milan është shpallur kampione dimri, pasi Inter nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola kundër Udinese-s. Zikaltërit vinin në këtë transfertë pas fitores me Juventusin, por atmosfera pozitive nuk ishte vendimtare për të thyer friulanët.
Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?
-
Po
91.1%
-
Jo
4.7%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 6132
Lajme të tjera
-
U shpall kampion me Interin, Simone Inzaghi s'e harron Igli Taren: Ai dhe Lotito më dhanë një dorë
6 Maj, 22:12
-
GOLAT/ Reali kampion, humbja e Barcelonës i jep titullin e 36 në La Liga! Në Angli 'tërbohet' Halaand, Reus 'përlot' Dortmundin
4 Maj, 20:36
-
Javier Zanetti 'fton' Zirkzee te Interi: Ai është një kampion, po mendojmë për të
2 Maj, 17:03
-
Real Madrid merr vendimin për të ardhmen e Modric dhe Kroos
2 Maj, 15:16
-
FOTO/ 'Vodhi' vëmendjen në Bayern - Real Madrid, kush është bukuroshja shqiptare me flamurin kuqezi
1 Maj, 12:36
-
Kroos dhe Kane më të mirët në fushë, notat e Bayern Munich - Real Madrid! Flasin Tuchel dhe Ancelotti
1 Maj, 09:35
-
Champions League/ Akti i parë gjysmëfinal ndahet në paqe, Bayern Munich dhe Real Madrid barazojnë 2-2
30 Prill, 22:51
-
'Ishte një çmenduri, nuk kuptova asgjë', Kristjan Asllani: Festova shumë se jam tifoz i Interit
30 Prill, 15:04
-
VIDEO/ 'Kush s'kërcen është bardhezi', tifozët e Juventusit peticion për të hequr Cuadradon nga JMuseum
30 Prill, 14:11
-
Gjermanët për të prishur ecurinë negative, sot Bayern Munich - Real Madrid në Champions League
30 Prill, 10:33
-
VIDEO/ 11 orë festë me 350 mijë tifozë! Ylli i dytë i Interit ‘i vë flakën’ Milanos, s’mungon flamuri shqiptar
29 Prill, 12:41
-
VIDEO+FOTO/ Mijëra tifozë në rrugët e Milanos, Interi feston titullit me autobus të hapur! Asllani me flamurin shqiptar
28 Prill, 16:23