Real Madrid – Marcelo dhe Ramos, të padisponueshëm ndaj Shaktar Donetsk

 /ATSH-AFP/. - Mbrojtesit e Real Madrid, Marcelo dhe Sergio Ramos, te demtuar, nuk do te luajne te merkuren ne Ukraine ndaj Shaktar Donetsk, per javen e 5-te te Liges se Kampioneve, beri te ditur klubi madrilen.
Marcelo iu nenshtrua te henen ekzaminimeve per nje demtim muskular, beri te ditur klubi, pa saktesuar se sa kohe ai do te jete jashte fushave te lojes.
Mbrojtesi anesor nuk eshte thirrur per ndeshjen ndaj Shaktar, ashtu si dhe mbrojtesi qendror, Sergio Ramos, gjithnje me probleme ne shpine, pas nje demtimi te pesuar ne fillim te nentorit, por qe luajti ne klasiken e te shtunes (humbur 0-4 perballe Barçes).
Real Madrid tashme eshte i kualifikuar per 1/8 e finaleve te Liges se Kampioneve, pasi ndodhet ne krye te grupit A me 10 pike, para Paris SG (7), nderkohe qe Shaktar Donetsk e Malmö kane nga 3 pike.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai