Real Madrid– Chelsea, shumë pranë
shifrës rekord të shikueshmërisë

Real Madrid– Chelsea, shumë pranë<br />shifrës rekord të shikueshmërisë
Përballja Real Madrid – Chelsea në Michigan Stadium, ishte shumë afër thyerjes së rekordit të shikueshmërisë.

Sfida për “International Champions Cup” është parë nga 105,826 tifozë, një shifër kjo shumë afër shifrës rekord.

Rekordi është shënuar në ndeshjen e Real Madrid dhe Manchester United, e luajtur dy vite më parë në qytetin e Ann Arbor,  në po të njëjtin stadium. Ajo u pa nga 109,318 tifozë,  rreth 4000 më pak se në ndeshjen e së shtunës. 

Për blutë e Londërs kjo ishte hera e tyre e parë që shiheshin nga kaq tifozë, ndërsa madrilenët e kanë provuar edhe më parë ndjesinë e të qenurit në qendër të vëmendjes së miliona syve.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 3-2 për skuadrën e Zidane.

Michigan Stadium
Tifozët teksa shohin ndeshjen Real Madrid – Chelsea në Michigan Stadium






Redaksia Online
(B.K/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Kryebashkiakët e Berishës 'tradhtojnë mosbindjen civile', shkojnë në takimin e Ramës

Kryebashkiakët e Berishës 'tradhtojnë mosbindjen civile', shkojnë në takimin e Ramës