Real Madrid në krizë, Carlo Ancelotti jep alarmin: Asnjë reagim që pas humbjes në El Clasico kundër Barçës

Real Madrid në krizë, Carlo Ancelotti jep alarmin: Asnjë reagim që pas humbjes në El Clasico kundër Barçës

Carlo Ancelotti

Real Madrid u turpërua të martën mbrëma 1-3 nga Milani në Champions League. Përballja e "Bernabeut" ishte për t'u harruar nga "Galaktikët", që duket se janë në krizë dhe nuk kanë reaguar as pas humbjes 0-4 në El Clasico me Barçën.

Një gjë të tillë e ka pranuar edhe Carlo Ancelotti, me trajnerin e Real Madrid që ka ngritur alarmin për gjendjen e të tijve.

"Nuk pati asnjë reagim në krahasim me ndeshjen kundër Barçës. Ne shpesh u treguam të çekuilibruar, pa mundur ta rikuperojmë topin. Duhet të shqetësohemi, sepse skuadra nuk po jep më të mirën", tha ai fillimisht.

Real Madrid e sheh veten me 6 pikë në renditje, në 4 ndeshjet e luajtura të Champions League, duke u larguar kështu nga kualifikimi direkt për në 1/8 e finaleve.

“Duhet të fillojmë nga bazat, sepse ndeshjet mund të ndërlikohen në çdo moment. Ndonjëherë e rikuperoni disavantazhin, ndonjëherë jo. Në duelet një kundër një, Milani tregoi potencialin e tij, por ne ishim të brishtë, jo shumë efektivë. Kemi mungesë të strukturës mbrojtëse, që është baza e lojës së futbollit, duhet ta fillojmë që aty ndryshimin", tregoi Carlo për Sky Sport.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    10 Dhjetor, 10:15

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?



×

Lajmi i fundit

U zgjodh president i SHBA-ve, Donald Trump do të shpallet për herë të dytë 'Personi i Vitit' nga revista Time

U zgjodh president i SHBA-ve, Donald Trump do të shpallet për herë të dytë 'Personi i Vitit' nga revista Time