La Liga e futbollit në Spanjë është në raundin e 34-t. Kjo e shtunë sportive nisi në orën 14:00 me fitoren 2-0 të Real Sociedad kundër Las Palmas.
Në "San Sebastian" ndeshja u zhbllokua pas 33 minutave lojë. Duhej një autogol i Alex Suarez që vendasit të kalonin në epërsi dhe të qetësoheshin për pjesën e mbetur të duelit.
Në fundin e pjesës së parë në minutën 45+1 ishte Becker që shënoi golin e dytë. Edhe pjesa e dytë u kontrollua nga baskët që me këto tri pikë ngjitet në kuotën e 54 pikëve për vendin e gjashtë, duke fituar pas tre dueleve "jo".
Katër javë nga fundi i sezonit Real Sociedad duket se do jetë në Evropë, pasi ruan epërsinë me shtatë pikë nga Valencia dhe pesë nga Real Betis.