Real Sociedad-Athletic Bilbao finalja e Kupës së Mbretit, Man.United në çerekfinale të FA Cup (VIDEO)

Finalja e këtij edicioni të Kupës së Mbretit do të jetë një derbi historik bask mes Real Sociedad dhe Athletic Bilbao. Granada e mposhti mbrëmë Bilbaon 2-1 por falë fitores në ndeshjen e parë 1-0 ekipi bask arriti në një finale historike ku nuk do jenë asnjë nga ekipet e mëdha si Real apo Barca. Granada e ëndërroi edhe me të drejtë finalen pasi morri avanatzhin 2-0 me golat e Carlos Fernandez dhe German Sanchez.

Por vendasit u bënë për dush tëftohtë në minutën e 81-të kur Yuri Berchiche shënoi për Athletic Bilbaon dhe e dërgoi në finale e madhe të 18 prillit në Sevilla.

Ndërkaq Manchester United kompleton kuadrin e çerekfinaleve të FA Cup pasi mposhti në transfertë 3-0 Derby Countyn ekip ku luan edhe Wayne Rooney. Golat për Manchester United erdhën nga Luke Shaw që realizoi në minutën e 33-të dhe Ighalo ishte autor i një dygolëshi në minutat 41 dhe 70-të duke bërë që ky kompeticion t’i sjellë shumë fat. Pas kësaj fitoreje Manchester United kalon në çerekfinale ku do të përballet me Norwich./Nga Andi Kapxhiu

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

OKB: Rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30-40 miliardë dollarë

OKB: Rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30-40 miliardë dollarë