Reali i Madridit është rikthyer te loja bindëse përballë ekipit të Malagës duke fituar me rezultatin e pastër 2-0 dhe u ngjitur në kupton e 22 pikëve në kampionat. Ndeshja ka qenë mjafte mirë për Los Blankos që dominojnë gjatë gjithë kohës me raste pafund me Ronaldon, Moratën, Iskon, por rrugën e rrjetës e gjen Di Maria me një super gol që fillimisht u nis për krosim për përfundoi në rrjetë, i pa prekur nga Ronaldo.
Ndërsa golin e dytë e shënoi Ronaldo në minutat shtesë, por merita ishte e Bales që u fut si zëvendësues duke fituar penalltinë që ktheu në gol sulmuesi.
Bayern dhe Dortmund marshojnë
Bayerni i Mynihut vazhdon serinë e rezultateve pozitive këtë edicion edhe pas shkëputjes për ndeshjet ndërkombëtare të Gjermanisë. Guardiola ka fituar me djemtë e tij edhe përballë ekipit të Mainz-it me rezultatin e thellë 4-1.
Ndërsa Dortmundi ka kthyer reston duke mundur Hanoverin me rezultatin minimal 1-0 me golin e Reus me penallti. Edhe Shalke ka siguruar një fitore të çmuar në transfertë duke vazhduar ngjitjen në renditje, por vendet e para janë për Klop dhe Guardiolën.
Ngecin Liverpuli dhe United
Liverpuli nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2-2 përballë Neucastle. Arsenali ka siguruar një fitore shumë të rëndësishme përballë ekipit të Noruicit me shifrat e thella 4-1. Dy nga golat e ndeshjes janë shënuar nga Ozil duke treguar një super formë këtë edicion.
Celsi ka fituar po 4-1 me Cardiff, teksa United nuk ka shkuar më shumë se një barazim me Sauthempton duke humbur dy pikë të rëndësishme këtë edicion dhe rënë në tabelën e renditjes. Moyes nuk e ka nisur mirë Premier Leaguen duke rrezikuar shumë këtë edicion.
Ibra e Cavani dhurojnë spektakël
Paris Saint-Germaini ka mposhtur Bastian 4-0 në ‘Parc de Princes’. Në minutën e 10 pas një harkimi të Hervin Ongendas, Zlatan Ibrahimovic shënoi golin e parë. Sulmuesi suedez në të 13’ dhe shënoi golin e dytë personal pas një krosimi të Lucas nga goditja e lirë.
Në fillim të pjesës së dytë, u largua 31-vjeçari dhe vendin e tij e zuri Edinson Cavani. Edhe sulmuesi uruguaian shënoi dy herë. Pas kësaj fitoreje, Paris Saint-Germaini ka tri pikë më shumë se Monaco.
Ibra dhe Cavani janë kthyer një dyshe e frikshme jo vetëm në Francë, por edhe në Evropë këtë edicion, pasi po shënojnë shumë gola dhe rregullisht. Cavani akoma nuk ka arritur në formën e tij.
/Shqiptarja.com