Real Madridi ka triumfuar me rezultatin 2-0 në transfertë ndaj Rayo Vallecanos.

Takimi ishte përcaktuar të zhvillohej të dielën, por për shkak të sabotimit të sistemit të ndriçimit është shtyrë për të hënën.

Goli i parë ka qenë një aksion model, Ronaldo pason te Di Maria, ky i fundit te Benzema që dërgon topin në rrjet në minutën e 13’. Me këtë rezultat mbyllet edhe pjesa e parë.
Në fraskionin e dytë Reali dyfishon rezultatin me Ronaldon nga pika e bardhë e 11- metërshit. Real Madridi aktualisht mban vendin e shtatë në tabelë.

(d.b/shqiptarja.com)