Reali i Madridit vazhdon që të udhëheqë me meritë kampionatin spanjoll të futbollit pas fitores përballë ekipit të Malaga-s në transfertë me rezultatin minimal 0-1 me gol të shënuar nga i përhershmi Ronaldo. Me golin e sotëm portugezi ngjitet në kuotën e 25 të tillëve në këtë edicion në La Liga. Nesër pritet përgjigja e Barcelonës, ku sipas të gjitha parashikimeve do të fitojë për të shpresuar më pas në ‘El Clasico’.
Premier League
Manchester City në Premier League ka reaguar mirë në kampionat përballë Hull-it duke fituar 0-2 edhe pse në fushë për shumë minuta luajti me një futbollist më pak. Golat u shënuan nga David Silva dhe Dzeko. Surpriza e ditës së shtunë ishte humbja e Çelsit përballë Aston Villës 1-0.
Seria A
Palacio dhe Jonathan i kanë dhënë tre pikë mjaft me vlerë Interit në transfertë përballë Hellas Verona. Fitorja 0-2 qetëson gjendjen në kampin zikaltër pas shumë oshilacioneve këtë edicion. Pas kësaj fitoreje Interi ngjitet në vendin e katërt me 47 pikë, por me një ndeshje më shumë se Fiore.
Bundesliga
Në Gjermani Bajerni ka mbajtur fjalën duke fituar për Uli Hënes. Fitorja kushtuar ish-presidentit ka ardhur përballë një kundërshtari që këtë edicion ka treguar se mund të jenë në podiumin e më të mirëve, por sigurisht që jo pretendent, pasi është në një kampionat me kampionët e Evropës. Mazukiç dhe Shvainshtager i dhanë tre pikët ekipit të Guardiolës përballë Leverkusen duke e mundur 2-1. Fitorja e Bajernit ka vlerën e 6 pikëve duke parë që edhe Dortmundi humbi me Borusia Monchengladbach 1-2.
Dylber Balla/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com